– Ju duhet të largoheni, jo të bashkoheni. Ikni nga skena politike e barikadohuni në kullat tuaja; ruajeni pasurinë që e keni ndërtue me djersën e popullit që e keni shtrydhë në emnin e patriotizmit.
S’ka nevojë me u bashku; ka nevojë me u tërheqë prej jetës politike. As ministritë, as kuvendi, as presidenca s’u asht dhanë me tapi. Për deputet ka djem e vajza që lindin çdo ditë në këtë Kosovë të përvujtun.
Rrëthojeni tokën që e bletë me krunde, që mos t’hyjnë derrat e egër. Hipnin në verandat tuaja e këndon, për çdo syzë që ju pelqen — por mos thirrni: “Bahuni bashkë ta luftojmë Kurtin”, si n’kohën e Ballit Kombëtar!
– Sot na duhet: bashkim vllaznor, dashni vllaznore, mençuri politike dhe vizion që bashkon, jo që shkapërderdh.
Ju mund të jeni përherë prindër, por s’jeni të përjetshëm si kryetar partie, kryeministra, ministra apo presidentë. Kosovaret lindin djem e vajza që mësojnë me dashnue pa interes, pa para, pa vila, pa makina e pa poste ministrore.
Mos na impononi trashëgiminë tuaj politike si fat; shteti nuk duhet udhëheqë për interesa xhepash.
– Mos thirrni për urrejtje kundër njëri-tjetrit, mos kërkoni aleanca që ndajnë. Lejoni që ky vend të zgjedhë, të mësojë dhe të rritet me mendimin e vet.
Na lini t’mendojmë e të vendosim si popull — siç duem ne, jo siç doni ju!
Burimi/Facebook


Leave a Reply