Lakra është një nga mënyrat më të natyrshme dhe efektive për të krijuar probiotikë të gjallë, përmes procesit të fermentimit laktik (pa shtuar uthull apo nxehtësi).
Ja si mund ta kthesh lakrën në probiotik natyral — pra në lakër të fermentuar (turshi e gjallë)👇🥬 Përbërësit
-1 kokë lakër e bardhë ose e kuqe (organike nëse mundesh)
(Unë e zgjodha të bardhë pasi ishte organike dhe plot lëng).
-1 lugë gjelle kripë deti pa jod (rreth 15–20 g për çdo kg lakër)
(Opsional) disa kokrra dëllinje, fara kopre, gjethe dafine, karafil, piper i zi, hudhër ose xhenxhefil për shije dhe mbështetje imuniteti
🧂 Hapat
1. Pastroje lakrën dhe hiq gjethet e jashtme (por ruaji 1–2 për fund).
2. Grije hollë me thikë ose rende.
3. Vendose në një enë të madhe qelqi ose guri dhe shto kripën.
4. Maso dhe shtyp me dorë ose me shtypëse për 5–10 minuta, derisa të dalë lëngu (ky është lëngu natyral i fermentimit).
5. Shto aromatike nëse dëshiron (dëllinja, kopër, etj).
6. Shto lakrën në një kavanoz qelqi duke e shtypur mirë poshtë, që të zhytet krejtësisht në lëngun e vet. Nëse nuk ka shumë lëng hidhet pak ujë për ta mbuluar plotësisht.
Kjo imja s’pati nevojë për ujë, pasi u mbulua nga lëngu i vet.
7. Vendos një gjethe lakre sipër dhe një peshë (ose një gur i pastër, ose një kavanoz më i vogël) që ta mbajë lakrën nën lëng.
8. Mbylle kavanozin, por jo hermetikisht — duhet të dalin gazrat.
9. Lëre të fermentohet në temperaturë dhome (18–22°C) për 5–10 ditë.
Më shumë ditë = më acid dhe më probiotik.
Kur shkon në frigorifer, fermentimi ndalet, por probiotikët ruhen.
💚 Si ta përdorësh
1–2 lugë gjelle në ditë janë të mjaftueshme për mikrobiomë të shëndetshme.
Mos e ngroh — përndryshe vdesin probiotikët.
Kombinoje me vaj ulliri, sallata, vezë, ose si garniturë në pjatat kryesore.
⚗️ Çfarë ndodh gjatë fermentimit
Bakteret e mira (Lactobacillus, Leuconostoc, Pediococcus) transformojnë sheqernat natyrale të lakrës në acid laktik, i cili ruan dhe pastron zorrët.
Krijohen probiotikë të gjallë, enzima tretëse, vitamina C, dhe përmirësohet asimilimi.
Kjo është njëra nga mënyrat me rë cilat unë bëj probiotikët.
Provoje edhe ti🤷🏽♀️
Në shkrime të tjera do ju jap edhe recetat për llojet e tjera…🤗
Burimi/Facebook


Leave a Reply