– Një prej aktoreve më të dashura të brezit të ri, Sıla Türkoğlu, po i jep fund aventurës së saj në serialin e suksesshëm “Kızılcık Şerbeti”, projekt që përbën një pikë kthese në karrierën e saj.
Sipas mediave turke, aktorja kishte zhvilluar një takim me producentin e Gold Film, Faruk Turgut, në fillim të sezonit dhe kishte kërkuar të largohej nga seriali. Si pasojë, për personazhin Doğa ishte shkruar një skenë arratisjeje me Firaz, me synimin që më pas të niste një fazë e re në histori.
Megjithatë, pas reagimeve të forta të publikut, skenari pësoi ndryshime, gjë që e vonoi largimin e aktores. Tani, vendimi përfundimtar është marrë: Sıla Türkoğlu do të largohet nga seriali në episodet e ardhshme.
Burime pranë produksionit bëjnë të ditur se Gold Film është shumë e kënaqur me profesionalizmin dhe disiplinën e saj në punë, dhe i ka shprehur mirënjohje aktores për kontributin e dhënë gjatë dy sezoneve.
Burimi/Facebook/Një Dashuri – TV Klan


Leave a Reply