NUK TË DESHA KURRË ENVER !
& …
POR SOT PSE TË DUA!?
-Nuk të desha për shumë e shumë arsye Enver…
-Nuk të desha sepse nuk isha dakort me luftën e klasave…
-Nuk të desha sepse nuk shijova rininë ashtu siç e ëndërroja dhe dëshiroja,
sepse nuk më lejove të qarkulloja me pantallon stil ”kawboy”,
sepse nuk më lejove të këndoja me kitarë orëve të vona me shoqërinë time,
sepse nuk më lejove të mbaja flokë të gjata,
sepse nuk më lejove të shkoja në plazh me pandofla, në të kundërt më gjobisje 50 Lek të vjetra,
sepse nuk më lejove të shikoja e të dëgjoja stacione RTV të huaja,
sepse nuk më lejove të dëghoja me zë të lartë ”Beatles”, ””Baltimora”, Gary Moore, Michael Cretu, Joe Cocker, Dolly Parton, “Scorpions”…etj…etj…
-Nuk të desha sepse isha ai i përbuzuri, nipi i priftit nga fisi i tim eti, paçka se askush nuk e mori parasysh që isha i ”kompesuar” prej fisit komunist të nënës…
-Nuk të desha kur shikoja atë bashkëmoshatarin, shokun ose shoqen e lagjes ose të klasës, i cili(e cila) ishte i/e detyruar të rinte kok’ulur dhe pa iu vlerësuar aftësitë, vetëm e vetëm për fatin e keq, se rridhte prej një familjeje ose soji të dënuarish politik…
-Nuk të desha sepse më mohove të drejtën më elementare, lirinë e fjalës.
-Nuk të desha për togat e pushkatimit, sepse jo pak herë plumbin e kanë marë edhe njerëz të pafajshëm
-Nuk të desha dhe më gërryente brenda meje, kur shikoja nga brigjet e qytetit tim (Saranda), tragetet e linjës Greqi-Itali dhe mendoja : ”Ehhhhh…Ata bëjnë jetë, ndërsa neve na qan syri për një cimcakëz dhe një “Coca-Cola”…
-Nuk të desha sepse nuk gjeja në shitje të lirë një paketë cigaresh me filtër, por detyrohesha të lusja banakierët e lokaleve për një të “flamosur,”….
-Nuk të desha, ose më saktë të urreja në kulm për shumë e shumë arsye të tjera, prandaj mbështeta bindshëm në 91-shin ndryshimin e sistemit nga Monizëm në Pluralizem Politik, pra në një sistem pluralist demokratik…
POR SOT TE DUA ENVER !
* Të dua sepse fëmijëve të mi sot nuk i’u mungon çimçakëzi, as laptopi, as celulari, as tableti, por u mungon ai rrisku i bukës me djathë ose me vaj e sheqer BIO, ku jo pak herë i ndanim kafshatat me shokët. Paçka se sot kanë ushqime të skaduara me bollëk, mjafton një ndryshim etikete në raftet e supermarketeve dhe çdo gjë “në rregull”.
*Të dua sepse fëmijve tanë u mungon ajo jeta fëmijnore e brezit tonë, kur luanim poshtë ballkonit të shtëpisë dhe prindërit tanë e kishin mendjen të qetë për ne…
* Të dua sepse më mungon sistemi arsimor i dikurshëm, kur mësuesi konsiderohej si prind i dytë…
* Të dua sepse më mungon sistemi shendetësor, kur profesioni i mjekut konsiderohej HUMAN dhe falas, ndërsa sot është BISNES, ku pacienti është kthyer në klient…
* Të dua sepse sot ha vëllai vëllanë për një gardh, për dy pemë dhe për një vijë uji…
* Të dua sepse më mungon ajo dashuria për njëri-tjetrin, kur komshiun e kisha vëlla e shkuar vëllait, të cilin e kisha krah të djathtë, në halle e në gëzime, ndërsa sot tjetri vdes e ai përballë bën party muzikor për kokrrën e qejfit…
* Te dua sepse më mungon ajo : ”Një për të gjithë, e të gjithë për një”, kur në tërmete, përmbytje e zjarre, një popull i tërë tok sëbashku me shtetin çohej në këmbë, ndërsa sot Atdheu im u zhurit nga flakët, për shkak se vendi ka rënë në duar të dirigjentëve të kësaj rrumpalle 35-vjeçare…
*Të dua, sepse dua të rikthesh jetën në fshatrat shqiptarë, të cilat sot po braktisen dhe shkretohen përditë e më shumë…
*Të dua sepse në kohën tënde flitej në TV për dashuri, sot flitet për kurvllëk.
*Të dua sepse në kohën tënde kishim estradat që bëhej humor, sot kemi “Show” ku bëhet gallatë banale.
“Të dua sepse dikur skenat e festivaleve përfaqësoheshin nga këngëtare që i vlerësonte mikrofoni, sot kemi festivale të gjokseve dhe të kofshëve.
* Të dua sepse sot rron e mbretëron korrupsioni, prostitucioni, mashtrimi, ‘”shplarja e trurit”, mediat false të blera e të shitura si në Pazarin e Stambollit, homo-seksualiteti, përdorimi dhe tregu i narkotikës dhe i organeve njerëzore, mungesa e sigurisë, grabitja, krimi, tradhëtia, skamja e mjerimi…
* Të dua që t’u gjesh vendin e merituar shkaktarëve të tragjedise së Otrantos, të 97-ës, të tragjedisë së Gërdecit, të 21 Janarit, të skandaleve Bankare, pasurisë shtetërore e cila është falur me “koncesione”, të grabitësve të pasurisë kolosale të ish Ushtrisë Popullore…etj.
* Të dua sepse sot ish Kuvendi Popullor është shndërruar në një parlament bandash rrugaçërie dhe banaliteti, ku shumica kanë nënshkruar e po nënshkruajnë pakte Anti-Kushtetuese ditën me diell…
* Të dua sepse po injorohet nisur që nga gjaku i dëshmorëve të cilët u flijuan për këtë vend, e deri tek djersa e prindërve tanë të cilët e ndërtuan këtë vend, duke i “shpërblyer” me disa pensione qesharake…
* Të dua sepse njeriu brymoset të vlerësojë macet dhe qentë, më tepër sesa të uriturit e të pastrehët…
* Të dua sepse sot drejton injoranti militant me diploma false, ndërsa intelektualët e vërtetë po i shpalosin vlerat e tyre jashtë kufijve të Atdheut tim…
* Të dua sepse këtu u premtuan para disa vitesh nga Sulltani 300 mijë vende pune, por statistikat e varfërisë janë në konkurencë të fortë “dhëmb për dhëmbë” me Ruandën, Pakistanin, Banglandeshin dhe Srilankën…
* Të dua sepse ndoshta do të korrigjoje gabimin e dikurshëm, kur caktove gjarpërin e zi të të zëvendësonte pas vdekjes tënde, por që ai gjarpër na bëri peshqesh këta horrat që e trashëguan sot atë dhe vetëm ti do i’a u gjeje vendin ashtu siç dije vetë….
* Të dua, sepse tapitë e pronave të tua që kishe në Dropull, i dogje në oxhak për t’ia dhuruar Shqipërisë…
* Të dua, sepse nuk vodhe asngjë prej këtij vendi dhe fëmijët e tu nuk janë dëgjuar të përfshihen në skandale siç po ndodh me farë e fis të këtyre të babëziturve sot….
Mirë e the : “5 vite do më qani, 5 vite do më shani, përjetësisht do më kërkoni” !
Sigurisht, ka edhe nga ata që ende nuk të kërkojnë , por nuk i keqkuptoj, kështu erdhën kohët. :
“Halli yt, lumturia ime…Vdekja jote, jeta ime”… “Demokraci” hesapi !
Gjithsesi, unë nuk jam një qen langaro i asnjë partie politike siç nuk isha as i partisë tënde, sepse kam pas dhe vazhdoj të kem respekt për veten time, prandaj sot do të doja të riktheheshe Enver, sepse “kandari” anon nga koha jote. Pra kthehu vetëm 6 muaj ose e shumta 1 vit, do të ishte e mjaftueshme !
NUK TË DESHA PËR QINDRA ARSYE,
SOT TË DUA PËR MIJËRA TË TJERA….#event
#party #humor #AINjë shkrim interesant nga Romeo Plaku

SOT TË DUA PËR MIJËRA TË TJERA…
Burimi/Facebook

Leave a Reply