Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në Komisionin e Ligjeve nëse ishte takuar me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, të dyshuar për afera të paligjshme që përfshijnë edhe Shqipërinë.
Dumani u shpreh se ndihej i ofenduar nga kjo pyetje ndërsa iu kthye Blushit duke e akuzuar se “kanë mbushur opinionin publik me të pavërteta” rreth një takimi të supozuar mes tij dhe ish-zyrtarit të lartë të FBI.
“Ishte e bukur kjo, a jam takuar me Charles McGonigal. Se si mund të bësh një pyetje të tillë, nuk e di. Që të bësh një pyetje të tillë duhet një indicie, një e dhënë. Ku është një indicie, një e dhënë?! Ore unë jam Altin Dumani, përfaqësoj Prokurorinë e Posaçme. Opinionin publik e mbushët, ka takuar McGonigal, pa asnjë përgjegjësi, pa pikë përgjegjësie! Edhe emrin dhe figurën për herë të parë në janar 2023 u publikuan të dhëna apo fakte për një aferë të mundshme të McGonigal”, tha Dumani.
Burimi/euronews.al/


Leave a Reply