Në çdo qytet shqiptar, kur topi kalon vijën e portës serbe, ndodh mrekullia:Papritur “patriotizmi” shpërthen nëpër rrugë, por jo në libra, as në punë, as në kulturë.
Burrat bërtasin si kalorës të Skënderbeut me birrë në dorë, ndërsa gratë, motrat e nënat, ndalen në dritare me turp… sepse “trimat” e kombit kanë harruar se goja është më e ndyrë se fusha.
30 vite që s’jemi më nën pushtim, por akoma mendojmë si provincë anadollake.
Në Stambollin që e quajmë “pushtues”, s’guxon njeri të thërrasë “q**** motrën e tjetrit”, sepse ligji dhe kultura ta lidhin gjuhën.
Këtu, sa më shumë turp të thuash, aq më patriot ndihesh.
⸻
• “Kur nuk ke fjalë të mëdha, ulërit fjalë të ndyra.”
• “Fitorja e topit nuk shlyen humbjen e moralit.”
• “Kush nuk di të festojë me dinjitet, s’di as të luftojë me nder.”
⸻
🔰Ne s’e kemi mësuar ende diferencën mes burrërisë dhe rrugaçërisë.
Në vend që ta mposhtim Serbinë me mendje, e fyejmë me seks.
Në vend që të ndërtojmë institucione, ndërtojmë histeri.
Në vend që të edukojmë, ndotim.
Kështu, çdo fitore e Shqipërisë kthehet në humbje të shqiptarit.
🌏Një komb matet jo me mënyrën si lufton, por si feston.
Dhe kur festa jonë është britmë, sharje, e baltë…
atëherë Serbia s’na ka pushtuar, por ne e kemi pushtuar veten.
🇦🇱 Koha është të ngremë kulturën, jo vetëm flamurin.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook
V:O – Fotoja eshte marre nga rrjeti


Leave a Reply