Kur të mos më dëgjosh më, apo kur të mos të interesojë më çfarë them,
unë do të jem prapë nëna jote…
Kur të thuash që e teproj, unë do të jem prapë nëna jote…
Kur të kundërshtosh, të ankohesh e të debatosh, unë do të jem prapë nëna jote…
Kur të mendosh se di më shumë se unë, unë do të jem prapë nëna jote…
Kur të largohesh dhe të marrësh me vete një copëz të zemrës sime,
unë do të jem prapë nëna jote…
Dhe do të vazhdoj të të dua po aq fort sa ditën e parë kur të mbajta në krahë, sepse unë jam ende nëna jote…
Do të lutem për ty, dhe do të sigurohem që krahët e tu të jenë mjaftueshëm të fortë për të fluturuar.
Do të dua gjithmonë më të mirën për ty dhe do të sakrifikoj planet e mia për të tuat, sepse unë jam ende nëna jote…
Do të kem gjithmonë vend për ty
dhe një përqafim për të të mirëpritur.
Unë jam ende nëna jote…
Dhe deri në frymën time të fundit,
do ta mbaj me vete dashurinë.
Nuk të premtoj që do jem me ty gjithë jetën tënde, por do jem me ty gjithë jetën time.
Dhe për aq kohë sa do kem privilegjin të jem këtu, ti mund të mbështetesh gjithmonë tek unë…
sepse unë do të jem përherë — NËNA JOTE.
Burimi/Facebook


Leave a Reply