(Do te kisha dashur ta kisha shkruar une, po vetem e kam perkthyer ne shqip)
MONA ROSA
Sezai Karakoç
Mos e hap dritaren, mbylli të gjitha perdet
Mona Rosa, ty nuk duhet të të shoh aspak
Një vështrim i yti e mjafton të më sjellë vdekjen
Kuptomë Mona Rosa, unë s’jam veçse një i çmendur pa cak
Mos e hap dritaren, mbylli të gjitha perdet…
…Zambakët çelin në skutat më të errëta
E çdo lule e egër, krenare është, padyshim
Pas një qiriu të zbehtë struket era
E tund që andej dhe të ngrysurin shpirtin tim
Zambakët çelin në skutat më të errëta…
… Roza, mos më vështro ashtu e lënduar, e prerë,
Këngën time ti endè dëgjuar s’e ke
Dashuria ime nuk i shkon ashtu, çdo melodie
Më të bukurës këngë plumbi ia merr,
Roza, mos më vështro ashtu, e lënduar, e prerë…
… Vetëm pas shiut filizat marrin jetë,
E vetëm durimi frutin e pjek, do kohë,
Një ditë, shikoji sytë e mi, thellë,
Që ta kuptosh një i vdekur përse jeton.
Vetëm pas shiut filizat marrin jetë…
Trëndafila të zinj, trëndafila të artë, trëndafilat e atij qyteti e një shtrat i bardhë…
Ky zog krahëthyer s’do veçse ta mbash pranë.
Po për fajin tënd do ngjyhet në gjak,
Mona Roza, trëndafila të zinj, trëndafila të artë…
(Shqip @edlirallukacaj.)
Burimi/Facebook/Edlira Llukacaj


Leave a Reply