Dams Noga kishte ikur si emigrant në Gjermani, dhe gruan e kishte lënë në vilën që sapo e patën ndërtuar. Por kish një vit që ishte kthyer, sepse nuk e kishte lënë të qetë gravitacioni Marta Sig, që ishte gruaja e tij.Në të vërtetë, ai iku sepse ishte xheloz për Martën: që ishte e bukur, e gjatë dhe me talent, sepse shkruante përditë tregime të shkurtër, dhe dilte vetëm nëpër baret e Bllokut në Tiranë, sepse ashtu e ndiente kënaqësinë e brendshme të vetmisë së paradites.
Dhe ishte kjo gruaja që kishte thënë : “vetmia e gruas gjatë paradites nëpër lokalet e Bllokut në Tiranë, është dashuri”.
Sepse…
Marta Sig ishte shkrimtare e njohur dhe të ardhurat i kishte nga shkrimet: ishte poete, por nëpër studiot televizive nuk pranonte të shkonte, edhe pse ishin ato që e kërkonin vazhdimisht.
Dhe Marta Sig njihej në Tiranë me bukurinë e veçantë që kish, por edhe interpretimet artistike që ajo i bënte si intervista gjatë lajmeve, dhe gjithmonë pas një botimi të saj që kish pasur sukses. Dhe shprehja e saj, që pati mbetur në përsëritje, ishin vetëm katër vargje të shkëputur:
Dashuri unë kam
Dashuroj dhe dashuroj
Kam magjinë që magjeps
Por dhe fjalën që krijoj
Kurse Dams Noga shte i mërzitur, sepse qe xheloz. Por, edhe pse i kishte vënë Martës dy persona për ta ruajtur, asgjë nuk po e qetësonte në xhelozinë e tij edhe pse ata asgjë nuk kishin kapur për këtë tradhti të dyshuar.
Jam i sigurt që ajo më tradhton, i tha Damsi një mikes së tij që ishte psikologe e dëgjuar në Tiranë.
Por me kë të tradhton? – e pyeti psikologia.
Dhe ai nuk nuk kishte se çfarë të thosh.
Ndërsa psikologia, me shumë takt, i tha: “Nëse nuk e dini se me kë po ju tradhton, kuptohet se ju keni një xhelozi të sëmurë për gruan tuaj”.
Po pse ta kem? – e pyeti ai.
Sepse ty të mundon bukuria e saj, trupi i bukur i Martës që është shumë femëror dhe seksi njëherësh; dhe të mundon gjithashtu dalja e saj me fund të shkurtër, dhe pëlqimi masiv që ka bukuria e Marta Sig në Tiranë, por, edhe në Durrës, ku ju keni gjithashtu një vilën tuaj.
Por, vijoi ngadalë psikologia, duhet të bësh kujdes, sepse kjo lloj xhelozie, për ty, është kthyer në një sëmundje mendore. Sepse unë di dhe e kuptoj që ju gjatë gjithë ditës mendoni për tradhtinë e saj abstrakte, por ama, deri më tani, ti nuk ke një emër se cili është ai me të cilin ajo po të tradhton.
Nuk kam – i tha ai ngadalë.
Por, i tha psikologia, unë e kuptoj se ti mund të kalosh në krim, dhe prandaj më duhet t’ju them se, i vetmi çlirim që mund të arrish nga kjo gjendje është: ti duhet të ndahesh me Martën.
Të divorcohem? – e pyeti ai.
Po, i tha ajo. Sepse e kuptoj qartë që këtë bukuri që unë po shoh në foton që më ke paraqitur, ti nuk e përballon dot, sepse xhelozia të ka shtyrë në një lloj çoroditje që ajo e kupton se ti e ke nga sëmundja. Kurse më duhet të të them se: psikologjikisht xhelozia, kur është sëmundje, të shtyn drejt krimit.
Por si t’ia bëj? E pyeti ai.
Duhet të gjesh mënyrën që, ose të largohesh nga Shqipëria, ose të ndahesh me gruan tënde.
Nuk e bëj dot, as njërën dhe as tjetrën – i tha ai.
Atëherë duhet ta largosh nga mendja vrasjen për xhelozi të gruas tënde.
Por këtu u duk sikur kjo bisedë nuk mund të vijonte më tej dhe Damsi u largua me një mendje edhe më kriminale nga ajo që kishte pasur, kur ky u takua me psikologen.
Por psikologia, e cila e njihte gruan e Damsit, e mori atë në telefon dhe i kërkoi takim. U takuan të dyja tek bar Milenium në Tiranë, dhe ajo ia tha të shoqes së Damsit të gjithë çështjen.
Madje psikologia i dha si zgjidhje që ajo duhej të largohej nga Shqipëria për disa kohë.
Dhe Marta pas tri ditësh u largua nga Shqipëria.
Por nuk kaloi as një javë që nga largimi i Martës, kur media njoftoi se qytetari Dams Siko ishte gjetur i vetëvrarë në mëngjesin e datës 6 prill të vitit 2025, në vilën e tij në qytetin e Durrësit.
Kurse Marta që e mori lajmin e vdekjes së tij pas dy ditësh, dhe që gjithë vrer u end vetëm në bregdetin e plazhit të e Durrësit, në darkë shkroi poezinë e vet për burrin e saj:
Ti ike i vrarë, këtë e di
Por, unë po them,
Të vrava ty,
Xhelozia qe e çmendur
E ne tani s’jemi më dy.
Burimi/Facebook


Leave a Reply