Fjalimi elektoral i Edi Ramës në 2013 nëse do të ishte ndërtuar mbi atë që thotë tani:
“Të dashur vëllezër, motra e patronazhistë,
Së pari ju qytetarë që prisni ndryshimin e madh. Do të na kërkoni ujë 24 orë dhe ne do t’ju gënjejmë cdo fushatë e do t’ju themi se na vjen turp që nuk do t’jua sjellim kurrë.
Ekonomia jonë do të lulëzojë, sepse çunat problematikë do ta përmbytin vendin me para të pista. Natyrisht ky zhvillim nuk do të jetë për të gjithë. Ne do të mbështesim ata që na pëlqen, sepse ky është modeli ynë i zhvillimit, madje do të bëjmë edhe ligje speciale sipas interesit të tyre. Këta prodhuesit që do të falimentojnë nga rënia e euros, mos i besoni se janë shpifje të medias. Pse të lodhemi duke punuar kur marrim para të gatshme nga Amerika Latine?
Do ta mbysim Tiranën me kulla, sepse turistët duan të shohin beton dhe çunat problematikë duan të pastrojnë paratë. Paratë e tyre do t’i amnistojmë, sepse janë para djerse në emigracion.
Dhe nëse dikush ankohet për rroga që nuk përballojnë jetesën përgjigjen do ta kemi gati:
1. Fajin e ka Saliu.
2. Jeni bërë shumë norvegjezë me kërkesat tuaja.
3. Mos u besoni mediave të klientëve tanë se ato shpifin kundër qeverisë.
Shëndetësia do të jetë falas, por ju prapë do të jeni populli evropian që paguan më shumë për shëndetësinë: faji është i juaji që i jepni para në dorë mjekëve. Që askush prej jush të mos ankohet për ilaçet do t’ju sjellim ilaçe të lira nga India.
Arsimi do të na kushtojë më pak, sepse gjithsesi do të ketë më pak shqiptarë në qarkullim. Kur të bëhen provimet e PISA-s do të përgatitemi që të dalim mirë dhe po nuk dolëm do të bëjmë hile.
Do t’ju burgosim për fatura dritash, sepse ne po ndërtojmë shtet dhe shteti nuk bëhet pa lekët tuaja. E di që do të mërziteni me burgosjen, por do të duhet të prisni, sepse ne do ta ndalojmë paraburgimin vetëm kur ai të bëjë kërdinë në rradhët e partisë dhe qeverisë. Ai është momenti kur ne do të kujtohemi për të drejtat e njeriut dhe për rekomandimet e Këshillit të Evropës. Sepse të gjithë qytetarët janë të barabartë, por socialistët janë më të barabartë.
Shumica e atyre që unë kam zgjedhur për ministra, drejtorë e kryebashkiakë do të vjedhin, por ama askush nuk do të më gjejë mua lekë në xhep. Ky është ekipi ynë qeverisës dhe pothuajse i gjithi do të përfundojë në burg ose nën hetim, por ama kjo do të jetë përgjegjësi personale. Unë i kam zgjedhur për njerëz të ndershëm. Është faji i tyre personal që nuk janë të tillë.
Ne do të ndërtojmë një sistem drejtësie për të luftuar korrupsionin, por ama me karar. Nuk mund të lejojmë që drejtësia jonë të arrestojë ndonjë zëvendëskryeministër. Do të ndërtojmë një drejtësi të pavarur, por ama asnjë prokuror të mos e çojë ndërmend të kërkojë celularin tim. Dhe nëse prokurorët do të na bezdisin ne do t’ua nxijmë jetën me sulme politike.
Ne do të integrojmë vendin në Evropë, me ose pa të drejta. Mjafton ta integrojmë se është momenti kur Evropa na do brenda dhe jo në dorë të Rusisë e Kinës. Por ne do t’i marrim meritat vetë. Dhe kur të integrohemi s’keni çfarë të ankoheni më: do të jeni evropianë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply