E bëj publik faktin e mëposhtëm dhe historinë tronditëse, kriminale, rrëqethëse e sadiste të planit makabër të Enver Hoxhës për të eliminuar fizikisht [ vrasje me atentator ] të dashurin e vajzës së tij Pranverës volejbollistin e famshëm të Dinamos e të Kombëtares së Shqipërisë dhe një nga më të mirët në Europë në vitet ’70, Asllan Rusin.
Historinë e mësova dhe e dëgjova 15 vite më parë teksa isha në Florida [ në Boca Raton] për punët e mija personale.
Sipas kushtit që më vuri treguesi të cilat i pranova madje për siguri të tij më shumë se sa timen…edhe firmosa që të mos e beëa publike deri sa të qe gjallë histori – treguesi.
Rame dakort qe historine e treguar nga I.GJ pjestar i grupit te sigurimit te jetes se femijeve te Enver Hoxhes…do ta beja publike vetem pas vdekjes se tij…
Dy dite me pare i biri i tij me njoftoi se i Ati nderroi jete ndaj dhe sipas kontrates njerezore e burrnore te 15 viteve me pare tashme mu hap drita jeshile per ta rrefyer publikisht historine tronditese te nje dashurie qe perfundoi nje- anshem ne nje tragjedi te tmerreshme .
Rrefimi i I.GJ 15 vite me pare…
…Kur Enveri e mori vesh se A. Rusi dashuronte te bijen e tij Pranveren u be xhind …thirri Sulon [ Gradecin] , shefin tone te grupit te sigurimit te jetes se femijeve te tij …foli vete me te bijen…e pastaj ju shkarkua si i xhindosur Nexhmijes…
Ma hiqni qafe qe neser ate Rusin …se si e dini vete ju…por une po ju tregoj nje menyre se si ….
Dhe mes njerezve te tij me te besuar tregoi planin se si Asllan Rusi nuk do te mund te vazhdonte dot me te dashuronte te bijen e tij…
Plani i Enverit …qe nuk pyeti fare as prej faktit qe te Atin e Asllanit nje farmacist ky teper i njohur e kish patur mik gjate kohes qe ishte ne France …ndersa e Ema e Asllanit qe gjak i vellezerve Frasheri .
Asllani do te vritej nga ”dikushi” pas nje ndeshje rivalesh ne volejboll mes Dinamos e Tiranes…menjehere sapo te dilte nga Pallati i sportit Partizani ne Tirane…
Ngjarja sigurisht qe do bente buje te madhe pasi ne ate kohe [ eshte fjala per mesvitet 70 ] ne Shqiperi as qe imagjinoheshin vrasje apo atentate te kesaj natyre .
Vrasesi do te arrestohej ne vend nga policia…e te nesermen ne shtyp permes nje komunikate rutine e banale do te thuhej …se volejbollisti i madh i Shqiperise e me permasa europiane u vra nga nje tifoz i cmendur i SK Tiranes [ ose klubit te reaksionareve sic quhej atehere nga pushtetmbajtesit] thjesht per ceshtje xhelozie e rivaliteti sportiv…
A.Rusi nderkohe do te percillej per ne ate boten tjeter me ceremoni e nderime shteterore…per te zhdukur cdo lloj iluzioni dashakeqes ndaj regjimit e vete figures se Enver Hoxhes .
Vrasesin do ta linin ca kohe ne burg e me pas do ta lironin me justifikimin se …eshte i cmendur e i pa pergjegjshem mendor dhe do ta internonin diku andej nga Mirdita nen mbikqyrjen absolute te sigurimit te shtetit pasi te kishin bere me pare keta te fundit punen e tyre ne menyre qe ”vrasesi i cmendur ” te mos e hapte gojen kurre e sa te qe gjalle per ate ngjarje .
Ky version u kundershtua vecanerisht nga Nexhmija e cila duket se i bindi si Enverin po ashtu edhe Sulen …duke ju argumentuar se nje vrasje e tille do bente buje te madhe e do trondiste jo vetem opinionin publik shqiptar por vecmas edhe ate nderkombetar pasi Asllan Rusi tashme ishte i konfirmuar si nje nga sportistet e volejbollistet me te mire te Europes…
Ndaj dhe me propozim po te vete Nexhmijes per eliminimin e Rusit dhe dhenien fund te dashurise me Pranveren u aprovua e u perdor varianti tjeter… ai i cili tashme dihet publikisht…
Asllanin e rrembyen dhunshem e forcerisht 2 mundesa te Dinamos e qe te dy bashkepunetore te sigurimit te shtetit …diku prane Drejtorise se policise se Tiranes …e fill prej aty drejt e ne spitalin psikiatrik…
Atje c’nuk i bene kanibalet qe kishin marre urdherin e degradimit njerezor te ” dashnorit” te se bijes se Diktatorit .
Historine e ngjarjes ne fjale…dhe vijimin e saj ne spitalin Psikiatrik ma kane rrefyer me detaje disa vite me pare aty ne Tirane ish trajneri i tij i fameshmi Vangjel Koja por edhe ish shoku i ngushte i Asllanit…i mirenjohuri Kreshnik Tartari…
E tmerreshme, e pa besueshme, renqethese, tronditese , kriminale, sadiste e kanibale …
E kesisoj pasi e cmenden dhe e degraduan totalisht…ne moshen 38 vjecare ylli i volejbollit shqiptar ne 1983 do te largohej nga kjo bote …me mekatin e vetem njerezor …pse guxoi te dashuronte te bijen e Enverit dhe te Nexhmijes …aq me shume qe vete kjo e fundit ka pranuar nen ze e ne rethe te ngushta te besuarish se edhe ajo vete ishte e dashuruar marrezisht pas ikones Asllan Rusi .
E tregova kete histori publikisht e sot per here te pare pasi sic e thashe edhe me lart …plotesova kushtin e mareveshjen njerezore te 15 viteve me pare me histori treguesin ne besim te plote I.GJ…por edhe nisur nga ngjarjet e diteve te fundit aty ne Shqiperi kur Instituti parlamentar i Shqiperise ka vendosur te rihabilitoje figuren e diktatorit Hoxha ..madje edhe ta nderoje e dekoroje ate…
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply