Shëndeti mendor nuk është tabu, është pjesë e rëndësishme e jetës suaj, e funksionimit tuaj si individ si në aspektin personal ashtu dhe në atë ndërpersonal.
Çdo simptomë e vlerësuar dhe referuar në kohën e duhur e bën më të lehtë trajtimin terapeutik tek psikologu ashtu dhe medikamentoz tek mjeku.
Nuk është turp, të flisni, të kërkoni ndihmë, apo ta referoni tek psikologu apo mjeku specialist, nëse tek i afërmi apo familjar i juaji pikasni çrregullim humori, simptoma të ankthit, apo çdo ndryshim tjetër i cili zgjat në kohë, është i përsëritur dhe ndikon ndjeshëm në aktivitetin e përditshëm.
Ndërgjegjësimi është proces i rëndësishëm përmes të cilit një person, komunitet apo shoqëri bëhet i vetëdijshëm për një çështje, problem ose realitet që ndikon jetën individuale dhe kolektive.
Ai lidhet ngushtë me edukimin, reflektimin dhe veprimin, pra jo vetëm ta njohim një problem, por edhe të kuptojmë rëndësinë e tij dhe të ndërmarrim hapa për ta përmirësuar situatën.
Problemet e shëndetit mendor, nuk janë një problem i izoluar, që i përkasin individit dhe familjarëve, ato kanë impakt në të gjithë shoqërinë.
Ne duhet:
Të kuptojmë se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik.
Të pranojmë se çrregullimet mendore (si depresioni, ankthi, stresi kronik) janë të zakonshme dhe mund të trajtohen.
Të luftojmë stigmatizimin dhe paragjykimet që shpesh lidhen me problemet mendore.
Të inkurajojmë njerëzit të kërkojnë ndihmë profesionale pa turp ose frikë.
Masat kryesore mund të jenë:
Edukimi publik – informimi i njerëzve për simptomat, trajtimet dhe mbështetjen që ekziston.
Parandalimi – sa më shumë të dimë, aq më lehtë i njohim shenjat e hershme dhe veprojmë me kohë.
Mbështetja sociale – krijimi i një klime mirëkuptimi, ku njerëzit ndihen të pranuar.
Promovimi i kujdesit për veten, kujdesi ndaj mendjes dhe trupit si pjesë e të njëjtës mirëqenie.
Një shëndet mendor i mirë, një arsye më shumë për të patur një shëndet fizik të mirë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply