Qesha.
E dini pse?
Sepse në këtë botë nuk thuhet kurrë!
Atë e tha vetëm Edgar Allan Poe, kur e shkroi “Korbin”,
dhe vetëm ai pati të drejtë —
sepse Eleonora e tij kishte vdekur,
dhe ajo vërtet nuk ngjallej më.
Por Albini?
Jo! Ai ende frymon.
Ai i ka ngulur thundrat në akull,
si thiu që nuk e lëshon kreshtën,
që të mos ia marrë era flamurin.
Ai s’është poet i vdekjes,
por njeri që e sfidon atë me çdo frymë.
E quajnë kokëfortë —
por unë e quaj i vetmi që ka kuptuar
se “kurrë” është fjala më e rrezikshme e njerëzimit.
Sepse sa herë që njeriu thotë “kurrë më”,
jeta i del përpara dhe i pëshpërit:
“Gabohesh.”
E shihni,
fjala “kurrë” është shpikja e dëshpërimit,
e atyre që s’besojnë më në kthim,
në ndryshim,
në dritë.
Por shqiptari
nuk e njeh fjalën “kurrë”.
Ai bie, mallkon, ngrihet,
e përsëri kthehet te dheu i vet —
si fara që digjet e sërish mbin.
Qesha sot dhe u kënaqa!
E dini pse?
Sepse kur thotë shqiptari: “Kurrë më”,
dijeni se po gënjen!
Burimi/Facebook


Leave a Reply