Ai do të qëndrojë me atë që ka një mendje të dobët, jo sepse e do më shumë, por sepse ajo nuk e sfidon. Ajo e pranon ashtu siç është, pa kërkuar më shumë, pa e detyruar të rritet, pa i shtruar pyetje që ai nuk ka përgjigje. Ajo nuk ia kërkon shpirtin, por i mjafton prania e tij. Ai rri aty ku nuk ndjen rrezik, ku rehatia është më e madhe se pasioni, ku nuk ka nevojë të luftojë me veten.
Ndërkohë, gruaja tjetër është gjithmonë aty jo fizikisht, por në mendjen e tij. Ajo është gruaja që ai nuk e pati guximin të zgjedhë. Jo sepse nuk e deshi, por sepse nuk mundi ta përballonte. Ajo ishte tepër e ndërlikuar, tepër e fortë, tepër e vërtetë për dikë që nuk e njeh veten plotësisht. Ajo nuk do të duronte një burrë që nuk e kupton dashurinë si një sfidë dhe rritje, që e do por nuk di si ta mbajë.
Ato të dyja do të “luftojnë” në mënyra të ndryshme. Ajo me mendjen e dobët do të mendojë se ka fituar, sepse ai është me të, sepse ajo është në krahët e tij çdo natë, sepse ai është pranë saj. Por fitorja e saj është bosh. Sepse ajo nuk e ka zemrën e tij, por vetëm praninë e tij fizike. Dhe zemra e tij, edhe pse nuk e pranon, gjithmonë do të rrahë për gruan tjetër.
Por as gruaja e fortë nuk ka humbur. Ajo nuk i përket askujt që nuk ka forcën ta zgjedhë. Ajo nuk është një stacion pushimi për burrat që s’dinë ku të shkojnë. Ajo e di se një burrë që ka frikë prej saj nuk është burri që i duhet. Prandaj, ajo nuk do të presë. Nuk do të ndalojë së jetuari për dikë që s’e pati guximir, ta zgjedhë.
Dhe kështu, ai mbetet mes dy botëve njërën e ka, por nuk e dëshiron me gjithë shpirt, tjetrën e dëshiron, por nuk ka forcën ta arrijë. Dhe kjo është fati i burrave të dobët: të qëndrojnë aty ku është më e lehtë, ndërsa zemra e tyre endet aty ku nuk guxojnë të jenë.
Një burrë mes dy grave është si një ujk mes dy pyjeve ai qëndron aty ku është më e lehtë të fshihet, jo aty ku i përket. Gruaja e fortë është një pasqyrë që ia tregon të vërtetën, ndërsa e dobëta një strehë ku ai mund të gënjejë veten. Dhe ai gjithmonë zgjedh strehën por ëndërron pasqyrën.
Burimi/facebook/Melodi në shpirt


Leave a Reply