….Matzinger supozon se shqiptarët nuk mund të jenë pasardhës të ilirëve të lashtë
Si mund të ndodhë që një studiues i formuar si Joachim Matzinger të shprehet në mënyrë që duket sikur mohon tërësisht trashëgiminë vendase, kur vetë emrat e qyteteve na japin dëshmi të qarta të vazhdimësisë? Shembulli më domethënës është Shkodra, i njohur në lashtësi si Scodra apo Scodrinon. Ky emër, i ruajtur deri në ditët tona, bart brenda tij elemente të gjuhës ilire dhe shqipes së sotme. Në të mund të dallohen qartë fjalët shko dhe kodër, ndërsa prapashtesa -dra lidhet me atë të emrave ilirë si Drava, dava apo Lava, të cilat dëshmojnë një traditë të hershme gjuhësore. Po ashtu, në formën Scodrinon ndeshim rrënjën Dri, Drin, që e lidh drejtpërdrejt me lumin Drin, ndërsa mbaresa -on mund të kuptohet si një prapashtesë e lashtë indo-evropiane, ndoshta me kuptim lokalizues, që në shqipen mund të lexohet edhe si “Drini jon”. Këto elemente nuk janë rastësi, por gjurmë të qarta të një vazhdimësie gjuhësore e kulturore, të cilat i japin peshë idesë se shqiptarët janë pasardhës të natyrshëm të ilirëve.
I.
Çështja e autoktonisë së shqiptarëve dhe lidhjes së tyre me ilirët e lashtë është një debat i vjetër, ku shpeshherë premisat mbi të cilat ngrihen argumentet janë të paqarta ose të mangëta.
Gjuhëtari Matzinger supozon se shqiptarët nuk mund të jenë pasardhës të ilirëve të lashtë, pasi zhvillimi i tingullit të emrave të qyteteve në shqip, p.sh., Durres ose Shkodër, nuk ka ndjekur zhvillimin linear që duhet të ketë në mënyrë që autoktonia e shqiptarëve të duket e besueshme. Dhe ja ku vjen pyetja ime e përgjithshme.
A nuk është e mundur që ne të bazohemi thelbësisht në premisa të gabuara këtu?
Nëse, për shembull, emri i lashtë Shkodër, Σκόδρα ose Scodra, njihej në greqisht ose latinisht, atëherë kjo nuk thotë absolutisht asgjë për mënyrën se si fiset vendase e shqiptonin këtë emër? Apo gabohem? Ndoshta
“Shkodër” në shqip është një zhvillim i vërtetë nga dialektet lokale të fiseve të lashta indo-evropiane të këtij rajoni ( ilirëve), shqiptimi i të cilëve mund të shpjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe.
Madje, vetë struktura e emrave ilirë të dokumentuar na lejon të shohim elemente të ngjashme me fjalë e trajta të shqipes. Në Shkodër lexohen gjurmë si shko apo kodër, kurse në Scodrinon gjejmë lidhje të qarta me rrënjën Drin (lumit Drini), të cilës i shtohet prapashtesa –on, tipike për formime të lashta indo-evropiane. Këto nuk janë rastësi të thjeshta, por dëshmi që forcojnë idenë e një trashëgimie të drejtpërdrejtë.
Në shumicen e rasteve burimi i nji fjale të lashtë proto indoeuropiane lidhet direkt me efektin e tingullit qe shkakton nji dukuni natyrore; p.sh. rrjedhja e ujit qe vjen prej malit krijon nji zhurmë të vazhdueshme që dikush e ka përceptue të krahasueshme me tinguj si: dr, der, dri, dre,dro,dra dhe simbas evolucionit gjuhësor, vija e ujit ose lumi dhe në përgjithësi ‘uji’ mori kuptim prej shqiptimit të bashkimit të germave ma sipër ( dr, der,dri, dre, dro,dra ) etj. Shëmbujt hidronimesh që lidhen me ” ujin” kemi: Skodrinon – Iliri, emni i qytetit të Shkodrës; Adriatik – deti që lagë bregun e Ilirisë; Drini – lum në Iliri ( Shqipni); Drino – lum në Iliri ( Shqipni); Drinasa – lum në Iliri (Shqipni); Drilon – lum në Iliri ( Shqipni); Balldr(e) – Iliri, ( Shqipni), fshat përballë lumit Drin; Jadro – lum në Iliri ( Kroaci); Drina – lum në Iliri( Bosnje); Drava – lum në zonën ku patën banue venetët, kufitarë me Ilirët ( Itali veri-lindore, Austri, Slloveni, Kroaci etj.); Chidro – lum ku patën jetu Mesapët, popull Ilir ( Salento – Puglia-It); Idro – liqen në Provincen e Brescia-It., kufitare me Veneton) etj. Në qoftë se rastësisht kontrollojmë ndonji fjalor të gjuhëve europiane do të shohim se fjala “Hidronim” që tregon mjedise ujore, konsiderohet me prejardhje helene, por po ” të gërmojmë ma thellë” në shkrimet shkencore që lidhen me etimologjinë e fjalëve të cilat përmbajnë kombinimin e germave (dr, der,dri, dre, dro,dra) kemi me pasë tjeter përfundim.
Prof. Roberto Bigoni ( Itali) në studimin e tij shkencor mbi prejardhjen ( etimologjinë) e fjalëve që kanë lidhje me kuptimin e ujit (ujë, vijë uji, lum , liqen, kënetë, moçal etj.) të “nënshtresave indoeuropiane para latine”; “Le acque. Il substrato indoeuropeo prelatino” -konfirmon se: shqiptimet që vijnë prej bashkimit të germave a-dro të cilat shoqnnojnë konceptin e ujit që rrjedh si dhe të ujit në përgjithësi si koncept, vijnë prej rrajëve të lashta indoeuropiane ( Aveste, kelte, venetiane, ilire; ( Jadro – lum në Iliri); kjo rrajë takohet në Iliri dhe në brigjet italiane të Adriatikut; Për kët përfundim ai i referohet edhe veprës së
J.Pokorny; ” Indogermanisches etymologisches Wörterbuch“.
Pra, emni i lashtë i qytetit të Shkodrës, “Scodrinon” i dokumentuem në monedhën ilire 230 vjetë p.K. asht ILIR e njikohësisht dëshmi konkrete e autoktonisë së popullit shqiptar në trojet e veta. Përfundoj, tue kujtue me nderim gjuhëtarin e shquem shkodran, të ndjerin prof. David Luken i cili ishte i pari që argumentoi emnin e lashtë ” Scodrinon” të qytetit të Shkodrës si element hidronim në lidhje me pozicionimin e qytetit pranë lumit Drin.
Në këtë dritë, duket e çuditshme që një studiues i formuar si Matzinger të mbajë një qasje aq të ngurtë, duke lënë mënjanë mundësinë që shumë prej këtyre emrave të ruajnë pikërisht vazhdimësinë që ai mohon. Sepse, në fund të fundit, gjuha dhe toponimia nuk janë vetëm shifra e formula fonetike; ato mbartin kujtesën e popujve, dhe Shkodra me Drinin janë dëshmitarë të gjallë të kësaj kujtese.



Burimi/Facebook


Leave a Reply