Kur kam lindur
besa nuk mbaj mend,
mbaj mend emrin ILIRJAN
isha n’tokën time zot e mbret!
Në Dyrrah buzë detit,
nga gjithë bota vinin anije,
kishte dhe universitete,
ku njerzit mernin dije!
Mbaj mend Apoloninë,
këtë qytet madhështor,
aty kuvendonin perenditë,
rreth e rreth ullinjtë kurorë!
Mbaj mend rrugën Egnatja,
lidhte lindjen me perendimin,
vizitorë me rrjeshta të gjata
nga gjithë bota shkonin e vinin!
Ehuu,,, sa shumë mbaj mend,
më kujtohen dhe osmanët,
kur i shpartallonte Skenderbeu,
më bijtë e shqipes që nga malet!
Pasi vdiq kryetrimi
Osmanët bënë festë,
pesë shekuj zgjati pushtimi,
s’na ndruan dot gjuhën as emrin!
Mbaj mend dhe kohën,
u mblodhën shqiponjat,
më të madhe i thanë botës,
jemi shtet në trojet tona!
Mos më pyetni për moshën time,
se kur kam lindur nuk mbaj mend,
mos më kërkoni të numuroj vitet,
ju më shikoni jam gjallë nuk kam vdek!
Xhavit Gasa
Burimi/Facebook


Leave a Reply