Unë një vajzë e thjeshtë, me zemrën mbushur plot,
Si hoje blete, me mjaltë nga trëndafili,
Një dëshirë më vlon që t’ju përqafoj,
Të gjithëve nga mërgimi.
Unë një vajzë e thjeshtë, me zemrën mbushur plot,
Me mallin e asaj toke, aromë gruri të pjekur,
Me këngët, vallet, aq bukur sajdisur,
Pa puthje agimesh ashti më është djegur.
Unë një vajzë e thjeshtë me zemrën mbushur plot,
Ende një këngë Vaçe buçet në gjoksin tim,
Një varg Lasgushi me lodron si lot,
Mua vajzës së thjeshtë të Atdheut tim.
Unë vajza e thjeshtë e Atdheut tim,
Mërgova tej oqeanit ndoshta për mos t’u parë,
Ky ishte për mua më I shtrenjti çmim,
Kjo është më e thella plagë që kam marrë.
E shkruaj një varg këputur nga zemra,
Dhe ja vendos Atdheut mbi supe si kurorë,
Në vdes, më ktheni ku hodha shtat, ju lutem,
Atje t’më prehet qetë ky shpirti im I gjorë.
Arjana Fetahu Gaba,
August 28, 2019
Burimi/Facebook


Leave a Reply