Të gjithë jemi kalimtarë,
një ditë do perëndojmë.
Diellit nuk i kemi ngjarë,
që nesër prap të agojmë.
Kush të dojë atë ditë të vijë,
s’ka rëndësi,qan nuk qan.
një kafe pa sheqer ta pijë.
kot mos bëhet qaraman.
Funeral prej shqiptari dua,
rite fetare nuk dua fare hiç
Flamur mos vini mbi mua,
S’jam hero,një kazmë e çekiç.
Flamur të vogël dua në gji,
Një grusht dhe nga vëndi im.
Flamuri të jet veç kuq e zi.
S’dua të tretem në mërgim.
Po edhe hipokritët s’i dua,
kur isha s’më folën një herë.
Le të pinë ujë diku në përrua,
ndodhis atë dit i japin “erë”.
Imoralë,imorale mos vinë,
nuk i kam pasur në fletore.
Ata që nxijnë shoqërinë,
le të qajnë diku në nevojtore.
E dini që s’jam politikan,
si qytetar politikani mer pjesë
Me kusht mos jetë hajvan,
por që Atdheun e do me besë.
Po qe hajdut dhe faqe zi,
S’dua atë ditë të vdes dy herë.
Të vejë të qajë shokët e tij,
Që vëndin kanë shitur e blerë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply