Seç u ngjita lart në fshat,
ngadalë me shkop në dorë.
Çfar të bëja plaku i ngrat?
desha të takoj drejtorë.
Shkova te shkolla e fshatit,
ku mësova A.B.E.C.E.N.Ë.
Lashë pas hijet e inatit,
kur veshi mu shkul njëherë.
Me mall trokita në derë,
prisja të dilte drejtori.
Medet sytë seç mu errë,
Dash Larushi kokën nxori.
Hë xhaxho ç’e mirë të solli?
Këtu po fle familja ime.
Ç’dreqin kjo mëndje të polli?
Dashke shkollë dhe mësime!
Fshiva sytë,tym i përlotur,
thashë se kisha shkuar në stan.
Kur pashë shkollën e ndotur,
thashë pesë shekuj prapa jam.
Një qënd e ca vjet më parë,
e hapi Memhmet Dushari.
Me gisht lart erdhën zuzarë,
“mbollën” plehun s’duhet ari.
Tani flisni dhe gjykoni vet.
faktet flasin vet me gojë.
Sot gomari bëhet mbret,
injoranca do na mbulojë.
Lavdi do të ketë në breza,
biri shqipes që e hapi.
Sterrë do ti mbetet libreza,
Kush vuri kyçin te fshati.
Fola veç për fshatin tim,
po ky është virus i gjërë.
Gjysmë e Atdheut në mjerim.
hasmi këtë s’na i ka bërë!
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply