Nuk ekzistonte ideja e “tetë orëve rresht”. Në Mesjetë, nata ndahej në dy frymëmarrje: gjumi i parë dhe gjumi i dytë.
Kur dielli perëndonte dhe qielli vishej me kadife të errët, njerëzit tërhiqeshin herët, duke u lënë në përkundjen e qetësisë. Pas katër a pesë orësh, sytë hapeshin vetvetiu: nuk ishte ankth, por zakon. Ajo pushim mesnatës ishte një botë e vogël e fshehtë.
Nën dritën e dridhshme të një qiriu luteshin, shfletonin libra të vjetër, pinin verë me erëza… Disa kalonin rrugën për të trokitur te fqinjët, të tjerë rrinin në kuzhinë duke u treguar fëmijëve histori, me duart rreth një filxhani të ngrohtë. Ishte zemra e natës, dhe megjithatë jeta rridhte ngadalë, intime, e thellë.
Më pas, kur ora e padukshme e errësirës e urdhëronte, njerëzit ktheheshin në shtrat. Gjumi i dytë i çonte deri në agim, kur kënga e gjelit shënonte fillimin e ditës.
Për shekuj me radhë kështu ishte, i dokumentuar në ditarë, rrëfime e madje edhe në manuale mjekësie.
Pastaj erdhi shekulli XIX, me dritat e rrugëve, fabrikat dhe zhurmën e qyteteve. Orët e mesnatës humbën magjinë e tyre dhe njerëzit mësuan të flinin “me një frymë”.
Në shekullin XX, pothuaj askush nuk kujtonte më se gjumi, dikur, ndahej në dy akte – si një vepër teatrale e shkruar nga errësira.
Sot, ne do ta quanim pagjumësi.
Atëherë… ishte thjesht mënyra më natyrale për të jetuar në hap me natën.
Burimi/Facebook/Thenie te bukura


Leave a Reply