Gjuha shqipe ma e para
E bekoi vetë perëndia
Gjuha shqipe asht krenarja
Se veç shqip vetë Zoti foli
Atje nalt në mal Tomorrit
Tek Iliada Homeri ka shkru
Gju më gju është ul Zeusi
Me Dodonën shqip ka kuvendu
Gjuha shqipe është e para
Rrënja e gjuhve nëpër botë
Ndaj detyra e çdo shqiptari
Gjuhën shqipe me e mbrojt fortë
Geg e tosk kudo që jeni
Mos braktisni gjuhën tuj
Edhe fmis në djep i flisni
Veç në shqip me i këndu
Mbroni ju gjuhën e t’parvë
Që vetë zoti e ka beku
Mos e hupni, mos e trashni
Tash a vonë ajo s’ka me humb
Mos u rrekni me gjuh të huaja
Me ua m’su fmive n’vegjëli
Ju mas pari me i m’sue
Gjuhën e nanës t’shqiptaris
Gjuha shqipe kaq e ëmbël
Dhe kur flet, ajo këndon
Si bilbili në ugara
Zani saj gjithkund kumbon
Oshëtin ajo n’dër male
Është detyra e çdo shqiptari
Mos me e hup kët gjuh hynore
Trimat n’luftë veç shqip thërrisnin
Sa armikun e terrorrizonin
Shqip kan fol dhe dijetarët
Shqip kan shkru shekuj t’ë shku
Qysh në shekujt n’heroglife
Veç në shqip munden me i lexu
Ky është shekulli i shqiptarve
Ku do çohet bota mbarë
Çi kan mohu kombit shqiptsr
Do ja kthejnë pa u vonu mbapshtë
Ndaj ju them çdo bir shqiptari
Gjuhën shqipe mos e përbuz
Siç ta la trashigim i pari
Trashigoje tek fmit e tu
Edhe n’djep kur ta përkundësh
Edhe gji kur ti japësh fëmis
Atë ninull kur t’ja këndosh
Këndoja shqip e fliti shqip
Kështu do i rrisësh ndjenjën amtare
Kështu do i flasësh për historinë
Për trimëritë e të parve
Duhet me ja mësu veç shqip
“ f.m. “
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply