Nga Dr Adil MUSTAFA
Kërcovë 24-08-2025
Duke marrë shkas nga një shkrim mjaft interesat i publicistit dhe politikanit Ben Blushi, dua ta zgjeroj tezën e tij për Maqedoninë.
Dy ditë më parë ai e cilësoi Maqedoninë një Republike Plastike, natyrisht duke dhënë dhe argumentat sipas tij.
Po. Edhe unë pajtohem me këtë konstatim të z. Blushi. Maqedonia është dhe vazhdon të jetë e tillë për sa kohë që nuk ndërton një shtet funksional multietnik.
Do të mbetet shtet plastic edhe për një fakt të thjeshtë: sepse u krijua si shtet artificial dhe funksionon edhe në ditët e sotme si I tillë.
Në ndryshim nga shtet e tjera qofshin të vogla, apo të mëdha, pozita e saj gjeografike dhe kontekstet e pazgjidhura historike me fqinjët e bëjnë këtë shtet të brishtë, anemik, plastik dhe që fryhet dhe mund të shfryhet si tullumbac.
Sa herë që shohim pertej realiteteve tona ballkanike, atje ku ka kriza dhe konflikte, mundohemi të bëjmë krahasime , apo edhe të sjellim shembuj.
Në rastin konkret nëse elitat maqedonase që në fillim do të ishin të përgjegjshme për fatet historike të shtetit do të vepronin krejt ndryshe.
Do ta projektonin dhe ndërtonin shtetit duke u bazuar te modele të sukseshme, sic është Zvicra.
Dmth unitet I brendëshem. Uniteti krijohet dhe ka vazhdimësi nëse funksionojnë dy shtyllat kryesore, shqiptaro-maqedonase. Dy etnitete që janë shtetformuese realisht, por fatkeqesisht, praktikisht nuk jane.
Gabim katastrofal që bënë elitat maqedonase që sollën model serb, po I kushton shumë shtetit.
Përjashtimi, refuzimi, injorimi I kapaciteteve demokrafike, numerike, politike, ekonomike, kulturore e historike të shqiptarëve e kanë bërë jo thjeshtë një shtet plastic, po ngjason me një shteti pa cati, pa dere e pa dritare ku furtunat hyjnë gjithkund.
Pajtohem plotësisht me përshkrimin e z. Blushi I cili e ka qujtur Maqedoninë e Veriut si një “Republike Plastike”.
Sipas tij , ky shtet I vogël ballkanik, I vendosur mes Greqisë dhe Bullgarisë, Shqipërisë dhe Serbisë, I ngjan një sanduici që merr gjithmonë formën e bukës që e rrethon.
Me tej puplicisti I njohur thotë: për shkak të trysnisë që I vjen nga jshtë, Maqedonia hërë pas herë e ndryshon emrin, pastaj kushtetutën dhe nuk është cudi që në të ardhmen të lëshojë edhe territore.
Mendoj se Blushi sjell argumenta të forte, ku plotësisht pajtohem me këtë gjë, por me duhet ta plotësoj anën tjetër …
Maqedonia nuk ka telashe vetëm së jashtmi, më së shumti problemin e ka nga brenda. Shkaku janë vetë klasa politike maqedonase e cila nuk po arrin të ndërgjegjësohet se nuk mund të ketë shtet funksional me model etnocetrik.
Në këtë aspect, përvec përcaktimit të z. Blushi do të shtoja që Maqedonia, ËSHTË SHTET PA THEMELE.
Me gjuhë të kontestuar( bullgarët), kisha po ashtu ( serbët), emri gjithashtu (grekët), territor etnik shqiptar dhe jo sllavomaqedonas. Të gjithë këto element na cojmë në konstatike për një shtet artificial dhe jo funksional.
Nëse do të kishim një model multietnik që u përgjigjet kritërëve multtietnike, multikujturore dhe diversitet religjioz, nëse do të krijohej harmini, bashkëpunim, bashkeveprim, baraza, drejtësi njëlloj për të gjithë, Maqedonia sot do të ishte nje model edhe për shumë shtete të tjera.
Paradoksalisht, Maqedoni përgjatë 30 viteve ka qene dhe vazhdon të jetë një vatër krizash ku dhe territori mund të vihet një pikëpyetje.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply