Mori Shkodër Zojë e Randë,
Djep kulture për gjithkend,
Në gjithë globin anë e mbanë,
I ke ba ti vedit vend.
Rreth e rreth Botës i rashë,
Nuk kam lanë vend pa shetitë,
Si ty Shkodër kund nuk pash’,
Hallall djepi që m’ke rritë.
Lum kuj fati i ka ardh’,
Me ja ndi lezetin Shkodrës,
Nuseron me fustan t’bardh’,
Si mbretnesha e tan’ Botës.
Bun e Dri te ti bashkohen,
Bujarinë ta hek’ oxhaku,
Me ty Shkodër tan’ krenohen,
Qysh te fmia der’ te plaku.
Mori Shkodër ti t’jep jetë,
Kurr’ s’të tham ty lamtumirë,
Ç’ka m’don zemra ti m’ke gjetë,
Ti je nana ma e mirë.
Ramazan Çeka
Burimi/Facebook


Leave a Reply