(Ripublikim)
Kërkova gjurmë kohe rrasave të Burgajetit,
që kur im atë tregonte për Enver Lufin,
ato gjurmë që padrejtësisht koha ka fshehur,
lapsi poetëve si stuhi kohës i shkund pluhurin!
Gjurmët e rënda mbeten gurë në histori,
flasin gurët dhe pse vitet i shëndruan memec,
flasin kullat derë hapur pa e humbur bujarinë,
trimi s’kërkoj hak kur pabesia e la të vdes!
Në Burgajet e vranë pabesisht historinë,
gjurmët nuk treten as mbulohen me baltë,
Enver Lufi mbeti gur i gdhenur për liri,
bir i Burgajetit që lindi e rriti kapedanë!
@Xhavit Gasa
Burimi/Facebook


Leave a Reply