Nëse ndonjë politikan i Kosovës mendon se duke destabilizuar Kosovën përmes moskonstituimit të Kuvendit dhe organeve qeverisëse mund të realizojë bashkimin kombëtar gabohet rëndë!
Jo vetëm gabohet por shkallmon atë liri që êshtë arritur me shumë mund.
Destabilizimi në rastin më të mirë e ndan Kosovën duke rikthyer nën Serbi pjesët më të pasura dhe më të mira të saj.
Në skenarin më optimal e gjithë Kosova do të bjerë sërish nën Serbi!
Idioma se SHBA nuk do të lejojë skenare të tilla i besojnë vetëm naivët e ata që nuk e kanë haberin e gjeopolitikës se sotme dhe interesave Amerikane të administratës Trump.
Historia jonë na ka mësuar mësime shumë të hidhura.
Skenar i ngjashëm është luajtur në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila u krijua me lejen e Portês së Lartë për të konsoliduar territoret shqiptare në kuader të Perandorisë Otomane. Segmente të Lidhjes u financuan nga fqinjët për t’i hapur Luftë Perandorise e ajo siç dihet dështoi keqas.
I njëjti skenar është luajtur gjatë luftërave ballkanike dhe kryengritjeve të vitit 1910 e më vonë edhe këto kryengritje të sponsorizuara nga fqinjët për të dobësuar faktorin shqiptar dobësim nga i cili fituan fqinjët. Këto kryengritje rezultuan fatale dhe ne humbëm 2/3 e territoreve tona.
I kujtova këto skenarë ugurzi nga historia jonë që të nxjerrim mësimet e duhura në këto momente tepër delikate për kombin dhe territoret shqiptare.
Loja me sabotimin e institucioneve në Kosovë nuk i përjashton makinacione të tilla.
Uroj që politikanët e Kosovës të jenë mjaftueshëm të mençur që të mos rrezikojnë për asnjë çmim integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosoves të arritur me aq mund!
Kosova shtet i pavarur nga Serbia dhe Shqipëria dhe i konsoliduar është zgjidhja më e mirë për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo ku janë.
Mos u mashtroni nga kushdo që ju fryn në vesh me skenarë të tillë se pasojat do të jenë të parikthyeshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply