Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur moderatori i njohur i emisionit 360 Gradë, Tv. Arbëria, Ora News, Abc, gazetar i Radio Radikale drejtues në disa media private në Shqipëri.
– Artur Zhei është i biri i gjuhtarit multi dimensional i madhi studiues erudit i gjuhës Shqipe, Prof. Dr. Petro Zhei dhe aktores Besa Imami Gjakova.
Artur Petro Zhei lindi në Tiranë më 29/08/1961
Studioi për regji skenike në Universitetin e Arteve të Bukura Tiranë.
Artur Zhei mbajti lart frymën për demokraci diverse gjatë viteve që ishte drejtor i përgjithshëm në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Konservatorët shprehin, pikëllim të thellë në rastin e ndarjes, përpara kohe nga jeta me shkak “ndalimi Kardiak” të mikut të rinisë, të ndjerit Artur Zhei.
Kujtim Gjuzi lutet dhe përcjell ngushëllimet me të sinqerta, djalit, vajzave të Arturit, zonjës së tij, familjarëve, miqve të shumtë që Artur Zhei ka lënë në pikllim.
Dritë të ketë shpirti Artur Petro Zhei.
Lamtumirë mik, do na mungosh, u prehsh në Paqe.
Dv. KGJ

Burimi/Facebook


Leave a Reply