NGA Dr Adil MUSTAFA
Kërcovë 14-08-2025
Marrëveshja Ndërkombëtare e Ohrit, e nënshkruar në vitin 2001, tash 24 vite ka shërbyer për poshtërimin e shqiptarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut.
Sa për kujtese, me angazhimin e SHBA-së dhe BE-së, marrëveshja kishte për qëllim, barazinë institucionale dhe shtetërore mes dy komuniteteve më të mëdha.
Por c’ka ndodhi?
Kjo marrëveshje shërbeu vetëm që Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij të vinin dhe të qëndronin ne pushtet mbi 20 vite. Hic më shumë!
Duke marrë shkas nga ceremonia e organizuar para dy ditëve, e kam të pamundur të hesht, ndaj skenave qesharake.
Cdo vit e kemi nga një” festë”, cdo parti shqiptare në pushtet e përdor përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.
Kjo festa e fundit me simfoni e dajre, ngjante si ceremoni vajtimi e varrimi.
Në fakt marrëveshja e Ohrit është varrosur që në vitin 2004, afati kur duhej me u realizuar.
Ej, ju politikanë mjeranë, populli ka kujtesë, nuk harron dhe e din c’ka është e vërteta.
Turp për të gjithë ju politikane që thirreni në marrëveshjen e Ohrit e cila është kthyer në marrëveshje degradimi, dorëzimi, poshtërimi dhe mjerimi.
Ta dinë e gjithë bota mbarë se marrëveshja e Ohrit e cila erdhi si rezultat I gjakut të luftëtarëve shqiptarë, u përdhos për të ardhur dhe qëndruar në pushtet një grup I caktuar njerëzish. Kështu vazhdon edhe sot.
Kurrë, historia nuk ka dëgjuar, parë e shkruar sesi të kepërdorët ëndrra për liri, drejtësi e pavarësi, sic ka ndodhur me një parti që erdhi si krah I luftës dhe doli e foli se ne jemi mbrojtësit e Maqedonisë.
Ali Ahmeti pati deklaruar se: “Maqedonia është atdheu im”. .. unë e shpëtova ndarjen e Maqedonisë, thote Alija.
Atëher , pse luftuan djemt dhe vajzat shqiptare?!
Vetëm për më ardh një grup I caktuar në pushtet dhe me e përdor pushtetin vetëm për interesa personale dhe duke nën cmuar cdo të drejtë legjitime të shqiptarëve.
Pse luftuan dhe ranë dëshmorë djem nënash, vetëm për me u pasuri një grup njërëzish që thirreshin shpëtimtarë të kombit.
Për cfarë e përdorën pushtetin integritët?
Ata e përdorën, duke arrestuar dhe vrarë ish-ushtarë të UCK-së, sic ka ndodhur, po permend rastin e Komandant KUSHTRIMIT, ILIRIT dhe me dhjetra të tjera. E përdorën për ta nështruar popullin shqiptar, e përdorën pushtetin për tu pasuruar, e përdrën pushtetin për ta varfëruar bujkun, punëtorin, arsimtarin, mjekun, blektorin,biznismenin.
E përdorën pushtetin për t’I larguar shqiptarët drejt emigracionit.
E përdorën pushtetin dhe gjakun e dëshmorëve për tendera, për të brojtur familjrarë e farefis nga shkëljet e ligjeve.
C’ka ishin pasojat konfliktit?
Dëshmorë, nëna të vëshur më të zeza, hajni, plackitje, burgosje, nëpërkëmbje, diskriminim, poshtërim dhe mjerim.
Tash 24 vite nga Marrëveshja e Ohrit flitet për punësim, c’punësim, diskriminim, përparim, flitet për dështime e për arritje, flitet për suksese e mos suksese. Këtë e bëjnë partitë politike me njëra-tjetrën, akuzojnë kot pa lidhje, sepse të gjitha së bashku përdoren si kukulla në teatrin e shëmtuar të pseudo nacionalizmit maqedonas.
Cka po flet VLENI për marrëveshjen e Ohrit. C’ka janë këto marrëzi. VLEN duhet ta thotë publikisht: Marrëveshja e Ohrit nuk ka më kuptim. Po të jenë profesioniste, të aftë, të mencur dhe të guximshëm, politikanët e VLEN duhet të shprehen hapur: pa një marrëveshje të re historike mes maqedonasve dhe shqiptare nuk mund të ekzistojnë një shtet multietnik pa Shqiptarët Shtetëformues.
Cka hamamin, po kërkon tash BDI-ja e Alija për marrëveshjen e Ohrit. Ata që në vitin 2004 duhet ta kishin përmbyllur. Duhet të turpërohen kur e përmendin tash këtë marrëveshje.
Ne emër të MO-së, BDI-ja qëndroi në pushtet duke I poshtëruar shqiptarët.
Ku është cetralizimi I pushtetit, ndryshimet e preambulës, ligji I barabartë si për branitellat, ashtu edhe për ushtarët dhe invalidët e ish-ushtarave të UCK-së.
Sa është rritje ekonmomike. A kemi më shumë kthim epo ikje nga vendilindja, sa të pafajshëm janë burgosur, cka ndodhi me rastin e Kumanovës, cka ndodhi me nështetësitë, cka ndodhi me gjuhën shqipe, simbolet shtetërore. Cka, Cka, Cka në këte shtet unitar?????
Ej ju politikane mjeran, mos e përmendi më Marrëveshjen e Ohrit se ajo është kthyer në një marrëveshje poshtërimi për shqiptarët etnike.
Cka hamamin doni që rrini në qeveri dhe cka dreqin do hala BDI-në me u kthye në pushtet?
Për c’ka? Për të vazhduar me I poshtëru shqiptarët edhe më shumë.
Po cka flisni mor politikanë e pushtetarë të mjerë, cfarë suksesesh e arritjet po tregoni ju.
A nuk po e shihni se ju nuk keni takat me I thënë maqedonasit. Ej: prit bre …se ka hendek: ne jemi pasardhësit e Skëndërbeut, Aleksandrit, ne jemi gjuha me e lashtë: e ju maqedonas nuk guxoni të na poshtëroni se nuk e keni as historinë e as takatin që ju ndihmon.
Allahile, a po me tregoni ju politikanë pse nuk protestuat një minut, për tabalat që poshtëronin gjuhën shqipe ne autosratën Kërcovë-Ohër po ishit pjesmarres ne leshimin e autostrades qe kalon në mes Kërcoves e Struges troje shqiptare me kryetar komune shqiptar a të gjitha tabelat pa asnje fjal e emer shqip.
Cka, keni frikë që mos largoheni nga qeveria, apo keni drojë se nuk vini kurrë në pushtet.
Ju politikanë, zyrtare , pushtetarë e kryetar partish, për cfarë Marrëveshje Ohri e keni fjalën?!
Apo o të mërrni si shëmbull, reklasimin e marrëdhënieve ndëretnike duke marrë në konsideratë rastin më të fundit të thirrjeve nazistë të maqedonasve në sallën e sportit në Kumanovë.
Përse u mjaftuat më një deklaratë kozmopolitike dhe nuk dolët së bashku t’i tregoni cdo kujt: se shqiptari është në votrën e vet, me gjuhën e lashtë sa vetë toka, më histori, doke e zakone, me tradita e orientime perendimore.
A mos po prisni që të shkaktohen tragjedi e më pas të dërdhni lot krokodili.
Hajt, bre , veç njëhërë dilni e thoni të vërtetën: e vërteta të dhëmb, ndaj heshtni. E vërteta nuk të lë asnjë second në qeveri. E vërtetat nuk të jep asnjë shans me ardh prap në pushtet. E vërteta është tregues se kjo klasë politike ka skaduar, nuk ka as kapacitet , as vullnet e as focë për me qenë mbartëse e proceseve për shqiptarët.
E vërteta është se duhet një gjeneratë e re të jetë prijesë e popullit për drejtësi dhe barazi.
Andaj, mos e trashni zullimin. Mjaft është mjaft-24 vite poshterim.
Zemërimi i popullit do të jetë kapitullimi me turp i juaji.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply