Sot u nisa nga qendra e qytetit me urbanin e lagjes për në shtëpi.
Për fat gjeta një vënd të lirë u ula.
I rrethuar nga një grup të rinjsh dhe të rejash.
Mbas meje me zor u ngjit në autobuz një burrë shëndet keq më i moshuar nga unë.
Po prisja që dikush nga të rinjtë të ngrihej ti lironte vëndin.
Unë prita që të mos fyeja ndonjërin nga të rinjtë.
Kur e pashë që as kush nuk u bë i gjallë nga të rinjtë i thashë personit hajde ulu se më duket se je më i moshuar nga unë.
Faleminderit më tha.
E more shok i thshë nuk na i liron vëndin as kush.
Harroje atë muhabet më tha,tani prit kur të na ngrehin ku jemi ulur, vdiq ajo punë.
Tani po shtroj pyetjen ,diagnoza dhe profilaksia:
Diagnozën e kemi gjetur quhet munges edukate totale,profilaksia kush është?
Ndonjë sociolog të na japi përgjigjen si shërohet kjo “sëmundje”?
Gati i njëjti fenomen ka ndodhur mbrëmë deri në orën 3 të mëngjezit rrugaçët pianecët lanë lagjen pa gjumë.
Këta individë që gabimisht kanë hyrë në radhët e shoqëris njerëzore akoma nuk e dinë se lirija ime përfundon atje ku preket lirija e tjetrit.
Vit për vit betohem mos vij më,po prap harroj dhe vij.
Burimi/Facebook


Leave a Reply