Dikush u ngjiz mashkull dikush femër
Dikush lindi në Maj e dikush në Prill
Ne të gjithë erdhëm në jetë si ëngjëj
Por jo t’gjithë do ikin prej saj, të tillë !
Se rrugës së jetës joshemi nga djalli
Prej djallit mësojmë djallëzitë
Duam të bëhemi të lartë sa Mali
Dhe padashur, na kaplojnë marrëzitë.
Djalli na josh me karrige pushtetesh
Me aromën e parasë na josh
Por harron, kur i plotë ndjehesh
se nga kjo botë do ikësh duar bosh.
Sa bota e vjetër, kjo është e vërtetë
Dhe s’është aspak një trill
Ne erdhëm si ëngjëj në k’të jetë
Por prej saj, pak do ikin të tillë !
Skender Lazaj Trebeshina
Burimi/Facebook


Leave a Reply