Në verën përvëluese të Elbasanit, ka një cep ku koha duket se ka ndalur për te treguar nje histori e cila flet per peshen e kesaj krahine qindra vite me pare. Peshe e cila edhe sot e kesaj dite flet me dinjitet. Një monument i lashtë, një rrugë romake dhe një fshat që bashkon antikitetin me mikpritjen, ky është Bradasheshi. Vetëm disa hapa më tutje, Shijoni, fshati i kumbullave dhe fiqve të pjekur, i manastirit Shën Joan Vladimir, të kujton se ndonjëherë, udhëtimet më të bukura ndodhin aty ku nuk i pret.
Ad Quintum, një stacion romak që rilindi nga pluhuri i kohës
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar me sukses restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një nga ndalesat më të rëndësishme përgjatë rrugës romake Egnatia, arteria që dikur lidhte Durrësin me Bizantin, dhe përmes saj, Perëndimin me Lindjen.
I vendosur në fshatin Bradashesh, vetëm pak kilometra larg qytetit, Ad Quintumi ishte një vend pushimi për udhëtarët dhe tregtarët e kohës së Perandorisë Romake. Sot, të ndalosh aty është si të prekësh një fragment të gjallë të historisë. Gurët e lashtë, rrënojat e pastruara, dhe forma arkitektonike e stacionit tregojnë një botë që ka ekzistuar shumë përpara nesh, dhe që ende ka diçka për të na mësuar.






Burimi/Facebook/Elbasani News


Leave a Reply