Kush e pa e gja nuk tha.
Askërkujt gjë nuk i la.
Për t’zez vet e ka ba.
E mbi vorr emër me pas s’ka
Atje nalt ku bors s’shkrin
Ku dhe f’mija bahet burr.
Po i preke gja e shpi.
Bes e pushk si ka mungu.
Ma kadal po t’them i fjal.
Mos me i ra malit për rrasht.
Se shum pun ke me pas.
E n’lok t’zemrës kan me t’pas.
Se n’kto bjeshk mor lum miku.
Pun nuk kryn as meteliku.
Jo ma fjala e preme n’bes.
Sot a nesër kryt do ti qes.
Dikur m’tha nji plak pa dham.
Bes e pushk kena të tan.
Boll dikush me na gërga.
Na k’cen zekthi për bela.
Se n’kto male ka urti.
Bujrum t’thon pa hy në shpi.
Buk e bes marrin të tan.
Kush e shkel gjen belan.
Nji kështu m’tha plaku vjetër.
Foli drejt, foli pa letër.
Foli n’bes foli n’kanu.
Siç kan fol t’parët këtu
E nji gja plaku m’ka kërku.
Nji k’to fjal n’letër me i shkru.
Që dhe f’mija me i lexu.
E ndër breza me i trashëgu.
Ndaj po t’them ty vllaut t’shkinës.
Mos rëndo n’tok të krahinës.
Fjala dhan këtu asht bes.
Kush e shkel, për t’zez t’vet.
S’di sa von ka me shku.
Pa ta kthy s’kan me duru.
Pa të dhan, çka ke kërku.
S’jan të marr as të shitu.
Se për bes e kan nji damar.
Siç ta thash dhe më par.
Zot k’ta vedit i kan dal.
E të hupun kurr s’kan dal.
“ f.m.”
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply