
TIRANE-Kush do te fitoje zgjedhjet e 23 Qershorit. Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët votuan sot për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme. Te dhenat e fundit te KQZ theksojne se pjesmarrja në votime në qëndrat e votimit të cilat kanë dërguar të dhëna eshte 43,24%.
Pas votimit që nisi rreth orës 07:00 dhe përfundoi tej orës zyrtare 19:00, nisi pak para mesnate numërimi i votave.
Rezultatet e paraprake ndryshojnë nga minuta në minutë. Hasi dhe Korca te paret qe nisen nga numerimi pasi kutite e votimit u dorezuan pas asnje vonese ne qendrat e numerimit te votave.
Në shumicën e qyteteve të mëdha të Shqipërisë ka filluar numërimi i votave, por jo në disa qytete kryesore.
Në Vlorë dhe në Fier tashmë janë hapur kutitë e para të votimit përderisa në Fier numërimin janë duke e vëzhguar edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.
Në Durrës është shtyrë numërimi për shkak se shumica e vëzhguesve nuk kanë qenë të trajnuar për numërim.
Agjencia e lajmeve BalkanWeb sjell hartën elektorale ku informacioni vjen ne kohe reale. Për më tepër klikoni
HARTA, REZULTATET ME GRAFIKE SIPAS QARQEVE
Nderkohe, me poshte sjellim rezultatet per koalicionet, e majta, Aleanca per Shqiperine Europian (ASHE), Aleanca per Punesim, MIrqenie dhe Integrim (AMPI), partite e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK).
Cdo shifer ndryshohet minute pas minuti me te rejat me te fundit.
Te dhenat e fundit sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
KORCE
Sapo jane dorezuar kutite, Korca ka qene nder te parat qe ka nisur numerimin e votave bashke me Hasin.
janë numëruar deri tani 55 nga 447 kuti gjithsej ku 9371 vota, APMI 6972 vota, FRD 120 vota.
ELBASAN
Elbasan, numërohen 25 kuti nga 540 kuti, ku ASHE ka marre 4755 vota, APMI 3788 vota, FRD 240 vota.
KUKES
Numerohen 48 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marre 4168 vota, APMI 8186 vota, dhe 82 vota FRD.
DURRËS
Ne Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 13 nga 444 kuti gjithsej, ASHE 1759 vota, APMI 2264 vota, dhe FRD me 86 vota.
FIER
Ne kete qark jane numeruar deri tani 57 nga 576 kuti gjithsej ASHE 12594 vota, APMI 5952 vota, kurse 362 vota kane shkuar ne adrese te kandidatit te pavarur, Dritan Prifti.
LEZHË
Numerohen janë numëruar deri tani 48 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marre 6615 vota, APMI 6195 vota, dhe 83 vota FRD.
TIRANË
Ne kete Qark jane numeruar aktualisht 65 kuti votimi ku ASHE ka marre 8303 vota, APMI 5883 vota, AK 299 vota dhe FRD 444 vota.
BERAT
Ne qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 47 nga 302 kuti ASHE 10433 vota, APMI 4686 vota, FRD 75 vota.
DIBËR
Ne Diber jane numeruar 22 nga 264 kuti ku ASHE numeron 3155 vota, 3009 vota APMI, 148 FRD.
GJIROKASTËR
Ne Gjirokaster jane numeruar 14 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE 1756 vota, 713 APMI dhe 11 vota FRD.
SHKODËR
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 18 nga 417 kuti gjithsej ku ASHE ka marre 2226 vota, APMI 1122, dhe FRD 37 vota.
VLORË
Vetem ne oren 03:00 pas mesnate u numeruan 3 kutite e para ne Vlore. Deri tani jane numeruar 48 nga 432 kuti ku ASHE ka marre 9597 vota, APMI 4742 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marre 357 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.
HAS-NIS PROCESI I NUMËRIMIT TË VOTAVE NË KZAZ-në NR. 10
Ora 00:45-Ka nisur disa minuta më parë procesi i numërimit të votave të KZAZ-së nr.10 që përfshin rrethin e Hasit. Duke e bërë të ditur, kryetari i KZAZ-së, Sahit Jaku saktësoi se, “procesi i numërimit të votave ka nisur rreth orës 23:15, pas përfundimit të të gjitha përgatitjeve për një proces normal numërimi”.
Në këtë zonë zgjedhore do të numërohen votat e derdhura në 31 kuti. Pritet që rezultatet e para rë dalin në orët e mëngjesit, ndërsa numërimi i të gjitha votave pritet të dalë mbrëmjen e ardhshme.
Në zonën zgjedhore nr.10 në listat e votimit ishin regjistruar 13600 votues. Ndërsa kanë votuar 66% për qind e numrit të zgjedhësve në 31 qendra votimi gjithsej.
Kutite e votimit, policia: Shoqerimi normal pa probleme
Policia e Shtetit, me mbylljen e procesit të votimit, ka kaluar në një fazë tjetër të rëndësishme të detyrave që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, që është shoqërimi i kutive të votimit me materialet zgjedhore nga Qendrat e Votimit në Vendet e Numërimit të Votave.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Tefik Sulejmani, punonjësit e policisë në të gjithë vendin sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit janë afruar në pritje për të bërë shoqërimin e kutive të votimit me materiale zgjedhore.
Ky proces ka filluar pas orës 19.00’ dhe aktualisht po ecën normalisht pa pasur asnjë incident. Deri në këto momente nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe kanë mbërritur në Vendet e Numërimit të Votave 4.895 kuti votimi, përkatësisht: Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë 1.010 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër 180 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë 431 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës 437 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan 467 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë 443 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës 156 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër 254 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër 363 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka përfunduar procesi i shoqërimit të matreialeve zgjedhore për të gjithë qarkun, në total kanë mbërritur në VNV 576 kuti votimi. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat ka përfunduar procesi i shoqërimit të matreialeve zgjedhore për të gjithë qarkun, në total kanë mbërritur në VNV 303 kuti votimi.
Po ashtu dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka përfunduar procesi i shoqërimit të matreialeve zgjedhore për të gjithë qarkun, në total kanë mbërritur në VNV 258 kuti votimi. Janë në proces shoqërimi materialet zgjedhore dhe për 613 qendra votimi.
Po ashtu nga Policia e Shtetit janë marrë masa për ruajtjen e ambienteve të Vendit të Numërimit të Votave, në total 89, të cilat janë marrë në ruajtje nga ora 18.00’ e ditës së sotme.
Policia e Shtetit garanton opinionin publik se po vazhdon me seriozitet dhe angazhim maksimal këtë proces dhe do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim deri në përfundim të tij.
Gjatë gjithë ditës së sotme Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht si në drejtim të ruajtjes së objekteve zgjedhore deri në çeljen e votim.
KUKËS PËRFUNDON TRANSPORTI I KUTIVE TË VOTIMIT PRANË VENDNUMËRIMIT TË VOTAVE
Ora 00:10 -Rreth orës 23:30 ka përfunduar transportimi i të gjitha kutive të votimit pranë vendnumërimit të votave në rrethet e Kukësit e të Tropojës. Përfundimi i këtij procesi bën që brenda pak minutave të fillojë edhe procesi i numërimit të votave.
“I gjithë procesi i marrjes së kutive në dorëzim ka përfunduar, ndërsa pritet të nisë numërimi i votave, gjë për të cilën janë ngritur 6 grupe numërimi”, thotë kryetari i KZAZ-së nr. 11, Dëfrim Korbi.
Procesi i dorëzimit të kutive ka përfunduar më parë edhe në rrethin e Tropojës. Këtë e bën të ditur sekretari i KZAZ-së nr. 9, Xhevdet Hoxha.
“Gjatë gjithë rrrugëtimit, transporti i kutive nga qendrat e votimit në vendnumërimin e votave është kontrolluar nga forcat e policisë. I gjithë procesi ka përfunduar me ritme normale dhe pa asnjë problem”, tha zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Jaho Caushaj.
Ndërkohë, që në KZAZ-të nr. 9 dhe 11 pritet që brenda pak minutave të nisë numërimi i votave, procesi ka nisur në KZAZ-në nr.10
(d.b/BalkanWeb)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply