Sot 100 vjetori i lindjes së poetit Martin Camaj
Vendi i lindjes: Temal, Shkodër
Data e lindjes: 21 korrik 1925
Vdiq: 12 mars 1992, Gjermani
KËSHTJELLI MBI UJË
Nuk kemi shtëpi askund, Hera,
e ajri sillet rreth nesh
në fushën e gjanë
e ajrin’ a ndan
Nuk kemi shtëpi askund
dhe rrezet e hanës këpusin
gishtat e duarve tona në rrugë.
Me gurët e banesës sonë
losin fëmija e i rritun
brigjeve mbi ranë.
Ndigjo këtu, Hera!
Larg mbi ujë në det e kam
nji kështjell të msheftë
punue me hala peshku e alga
e shëndrit si ar gjithnatën.
Kur të lodhesh prej njerëzve
që shtrydhin gjurmët tande në kalim,
eja atje natën, mbi ujë e rri
në kështjellin tim.
Edhe nën mëngjes ti ke me gëdhi
në nji kullë mbi dhe.
Burimi/Facebook/Neutrale


Leave a Reply