
Zëvendësministri grek për Maqedoninë dhe Trakën, Konstandinos Gkioulekas, ka zhvilluar një vizitë në Mitropolinë e Korçës, ku është takuar me Mitropolitin Anastas për të diskutuar mbi trashëgiminë fetare dhe jo vetëm. Ai theksoi se “çdo grek duhet të kalojë në Korçë që të shohë rrënjët e të parëve.
Gjatë takimit, zëvendësministri grek u shpreh qartë për motivin e vizitës së tij: “Ishte detyrim imi të vija këtu. Çdo grek duhet të kalojë edhe nga Korça, të shohë rrënjët e njerëzve tanë që ishin këtu dhe që vazhdojnë të jenë”.
Nga ana e tij, Mitropoliti Anastas shprehu gëzim për vizitën e delegacionit, duke vënë në dukje nevojën për mbështetje të jashtme për zhvillimin e kishës.
Ai informoi zëvendësministrin për ekzistencën e Muzeut të Kishës në Korçë, i cili zotëron një fond të pasur prej 7.000 ikonash, si dhe vuri në theks harmoninë me të cilën bashkëjetojnë qytetarët e feve të ndryshme në qytet.
Përtej takimit institucional në Mitropoli, zoti Gkioulekas u takua me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke në Korçë. Gjatë këtij takimi, u diskutuan sfidat që përballen banorët e kësaj komuniteti, me fokus të veçantë në çështjet që lidhen me arsimin dhe bursat e studimeve. Shiko më pak
Burimi/Facebook/Rrethi Tepelenës


Leave a Reply