Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar në një intervistë të shkurtër në SHBA se synimi i tij i radhës në politikë është të bëhet kryeministër i Kosovës.
Rama është ndaluar për intervistë nga krijuesi i përmbajtjes Khan, i cili e ka pyetur se me çfarë merret.
Duke u prezantuar si kryetar i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Rama është pyetur edhe për pjesën e tij të preferuar të punës.
“Pjesa e preferuar e punës time është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që të pastrojmë dhe rregullojmë shtetin”, ka thënë Rama.
Burimi/Facebook/


Leave a Reply