Të kujdesesh për të mos lënduar,
është si të ecësh mbi petale shiu,
kur toka mban plagë të fshehura.
Të jesh hije që kalon pranë një zemre të thyer,
pa trazuar as frymën.
Të jesh dritë që nuk verbon sytë e lodhur,
por ulet qetë mbi shpatulla të përkulura.
Të flasësh me një heshtje që kuptohet më shumë se fjala,
sepse ndonjëherë,
edhe një fjalë e drejtë
mund të bëhet gur mbi një plagë të pambyllur.
Të kujdesesh është të prekësh si erë
një dhomë me qelqe të krisura,
me duar të padukshme, të lehta,
që respektojnë çdo copë që mund të thyhet.
Të mos shigjetosh me të vërtetën,
edhe kur ajo digjet në buzë si flakë,
por ta mbash si ujë në pëllëmbë
dhe ta japësh vetëm nëse duart përballë
janë gati ta pranojnë.
Sepse ndonjëherë, e vërteta nuk shëron,
por vret më thellë se gënjeshtra.
Të kujdesesh nuk është të sundosh me arsye,
por të përqafosh me butësi.
Është virtyti i atyre që kanë qarë në heshtje
dhe nuk duan që askush tjetër të qajë si ata.
Të jesh njeri, edhe kur ke arsye të bëhesh gur.
Sepse çdo njeri mban një luftë të padukshme,
dhe një fjalë, sado e vogël,
mund të jetë rrufe mbi tokë të tharë.
Kujdesi nuk është dobësi.
Është forcë që lind nga plagët
që janë shëruar me dashuri.
Zgjedhja më e lartë e shpirtit:
të jesh paqebërës në një botë që nxit luftë.
Të duash pa shkelur.
Të shikosh pa gjykuar.
Të jesh pranë, pa marrë frymën e tjetrit.
Sepse nën lëkurën e secilit
ka një botë që nuk të është treguar kurrë,
dhe një plagë që mbahet mbyllur
vetëm nga një fije shprese.
Mos e pre.
~~~~~~~~~~~~~~~~~
ZERO DECIBEL
Avere cura per non ferire
è come camminare su petali di pioggia,
quando la terra nasconde ferite segrete.
Essere un’ombra che passa accanto a un cuore spezzato
senza turbare nemmeno il respiro.
Essere luce che non acceca occhi stanchi,
ma si posa dolcemente su spalle piegate.
Parlare con un silenzio che dice più delle parole,
perché a volte,
anche una parola giusta
può diventare pietra su una ferita ancora aperta.
Avere cura è toccare come il vento
una stanza piena di vetri incrinati,
con mani invisibili, leggere,
che rispettano ogni frammento fragile.
Non scagliare la verità come freccia,
anche quando brucia sulle labbra come fuoco,
ma tenerla come acqua nel palmo della mano
e offrirla solo se le mani di fronte
sono pronte ad accoglierla.
Perché a volte, la verità non guarisce,
ma ferisce più a fondo di una bugia.
Avere cura non è dominare con la ragione,
ma abbracciare con dolcezza.
È la virtù di chi ha pianto in silenzio
e non vuole che nessun altro piangha allo stesso modo.
Essere umano, anche quando avresti motivo di diventare pietra.
Perché ogni persona porta dentro una battaglia invisibile,
e una parola, per quanto piccola,
può essere un fulmine su una terra arida.
La cura non è debolezza.
È forza nata da ferite
che sono state guarite con amore.
La scelta più alta dell’anima:
essere portatore di pace in un mondo che incita alla guerra.
Amare senza calpestare.
Guardare senza giudicare.
Stare accanto senza togliere il respiro all’altro.
Perché sotto la pelle di ognuno
c’è un mondo che non ti è mai stato raccontato,
e una ferita che resta chiusa
solo grazie a un filo di speranza.
Non toccarla.
Burimi/Facebook


Leave a Reply