Partia Punëtore Kurde (PKK), ka filluar të dorëzojë një pjesë të armëve në Turqi. Krerët e PKK po kërkojnë reforma në Turqi – por qeveria turke deri nuk ka bërë asnjë lëshim.
Për fillim rreth 30 nga afërsisht 2,000 luftëtarët e PKK kanë dorëzuar armët që janë djegur. Edhe të tjerët do të dorëzojnë.
Në maj, PKK vendosi të shpërbëhej dhe t’i jepë fund luftës së saj të armatosur. Në Turqi, si në BE dhe SHBA, grupi është i listuar si një organizatë terroriste.
Por është e paqartë si do të reagojnë Erdogani dhe qeveria e tij. PKK bëri thirrje për reforma kushtetuese në Turqi për të përmirësuar situatën për kurdët.
Procesi i dorëzimit të armëve pritet të vazhdojë në javët dhe muajt e ardhshëm.
Udhëheqësi i PKK-së, Oçalan, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij t’i dorëzojnë armët. Ai është në burg për vite të tëra.
Ndërkohë Turqia vazhdon të bombardojë pozicionet e PKK-së. Turqia dhe PKK janë në luftë për më shumë se 40 vjet. Thuhet se deri tani 40,000 njerëz janë vrarë.
Kohët e fundit, konflikti është zhvendosur kryesisht në territorin irakian. PKK-ja ka pozicionet dhe selinë e saj në malet e vështira për akses Qandil – në rajonin autonom kurd në Irakun verior.
Turqia vazhdon të bombardojë këto pozicione – edhe pasi PKK-ja vendosi t’i japë fund luftës së armatosur.
PKK shpreson përmirësimin e gjendjes së kirdëve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply