Lyfo Shtogut para 20 vjetësh i lindi një djalë.
Siç është adeti i vajtën për të uruar,se lindi djali pas 7 motrave
Festë e madhe lëre mos e pyet?
Midis tyre vajti edhe një zonjë pak fis i largët po nga gëzimi vajti.
Zylyke e quanin po shkurt Zyla i thoshin.
E kishte bërë adetin kjo zonja kishte hedhur në tabakan e kafesë 10000 lek (të vjetra).Kishte përkldhelur djalin dhe e kishte yshtur një çikë se i vinte në doresh.
Me thënë të drejtën para 20 vjetësh leku kishte gati dyfishin e vlerës së sotme.
Kaluanë disa vite dhe Zylykes i lindi një nipçe.
Tha Lyfua ia kam borxh ,më erdhi nga larg dysh më dysh,si mos të shkoj?
I hipi gomarit ky miku dhe vajti te kushrira e largët.
E uroj të rrojë nipi ,u gëzova shumë e më the të thashë.
I nxorën kafenë dhe një kupë raki sipas zakonit që priten mysafirët.
Mbaroi kafenë Lyfua dhe nxori një dhjetmijleksh e hodhi në tabaka.
E pa e zonja e shtëpisë dhe ju bënë syt xixa,xixa.
Thoshte me vete ti them mos i them.
Më në fund e mori vendimin.
O zotri çfar janë ato lekë?
Epo ja moj kushrirë i thonë një fjale ,dora e thatë nuk ka uratë.
Mirë,mirë tha Zyla po ajo dora që tu thaftë, duhet lagur mirë jo veç majën e gishtit.
Lyfua i zënë ngushtë po kruante kokën ,nuk dinte nga t’ia mbante?
Vendosi më në fund,unë gojën për bukë nuk e kam do ti them.
Moj kushrirë 10 më hodhe 10 po të hedh.
Ia ktheu Zyla me qesëndi :
Sa i mënçur qënke more pyzeveng?
Po konvertimin e lekut ku e le?
Kur të hodha unë 10000 lekë me ato blihëshin 10 pula ,sot as 10 vezë nuk blihen!
Deshi s’deshi e gjeti një rrugëdalje qyqi,kur i thonë fjalës dy duar për një kokë.
Moj zonjë unë aq shkollë kam nuk di ta bëj atë (konnivertimin ) se nuk po ia ndreq dot të mallkuarëit.
Kur qeveria me gjithë ata zanatçinj nuk po e bën atë konvertimin me pensionet si ta bëj unë?.
U ngrit e iku qyqi me bisht në shalë thoshte me vete kot u lodha vet dhe gomarin!
Xhepi mu nxi dhe kimeti s’mu di!
Burimi/Facebook


Leave a Reply