U nisëm të shkonim për një kafe apo pije freskuese në Lake Camping Shkodra në bregun e liqenit M. Madhe, kur mbërritëm porta ishte mbyllur.
Doli një punonjëse e pak si më zë të ulët po thoshte, se nuk shërbejmë Bar. Po çfarë shërbimi keni – e pyetëm. Vetëm ushqim, ishte përgjigja.
I thamë,- të fala pronarit.
Na bani shumë përshtypje ky seleksionim e përzgjedhje e klientelës, në një kohë kur Bregu i Liqenit, Liqeni i Shkodrës e relaksionit turistik duhet të jetë pronë e kënaqësi e shumë klientëve, më para ose me pak para.
Është një kënaqësi e relaks që na afron natyra, pavarësisht investimit.
Refleksioni i i pronarit duhet të jetë i qartë, e nëse nuk don ti bashkojë klientët sipas mundësisë ekonomike, le të bëjë një kafene shërbimi që tu shërbejë klientëve edhe kur nuk duan të drekosen apo darkosen.
Unë kurrë se kisha parë apo dëgjuar një gjë të tillë.
Ikëm me një mijë PSE në ndërgjegjen tonë, për të marrë mbase një përgjigje.
Arsyeja,
nuk mund të privatizohet apo ta kthesh resortin në destinacion si don investitori.
Kur bukuria e natyrës duhet të jetë në shërbim të komunitetit si mund të reflektojmë?
Unë si shkrimtare por edhe populli i thjeshtë, kushdo qofshin duhet ti shijojnë bukuritë në mënyrën e tyre.
Life Hasaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply