Në një botë ku lidershipi shpesh lidhet me pushtet, ndikim dhe pozita të larta, John Stott na fton të rikthehemi te modeli biblik i udhëheqjes: ai i shërbimit të përulur dhe dashurisë vetësakrifikuese.
Udhëheqësi i krishterë nuk është thirrur të jetë CEO që udhëheq me strategji menaxheriale dhe objektiva të ftohta, por bari që kujdeset për tufën me zemër të butë dhe përkushtim personal.
Bota shpesh e mat suksesin me pozicionin dhe arritjet. Por në Mbretërinë e Perëndisë matet me përulësinë dhe ndikimi me dashurinë. Jezusi vetë është shembulli më i mirë: Ai kishte të gjithë autoritetin në qiell dhe në tokë, por zgjodhi të lajë këmbët e dishepujve, të shërbejë të varfrit, dhe në fund të japë jetën e Tij si shpërblim për të gjithë.
Një udhëheqës-bari është ai që njeh njerëzit që i janë besuar, lutet për ta, i udhëheq me dashuri dhe është i gatshëm të sakrifikojë për të mirën e tyre. Ai nuk udhëheq për të ndërtuar emrin apo karrierën e tij, por për të ndërtuar njerëz. Ai nuk kërkon kontroll, por kërkon që njerëzit të rriten në besim dhe pjekuri.
© Vasi Bora. Shkroi për Albanian Digital
Burimi/Facebook/Albanian Digital Connection


Leave a Reply