Meshkujt e pëlqenin shumë këtë! Kulmi u arrit me Merilyn Monroe ndërsa Axhenda fabianiste e lavazhit të trurit në Shekullin XX që kishte kapur median, kulturën, artin prodhoi femrën me bel shumë të hollë dhe të dobët (elegante). Sekreti ishte vrasja e figurës së pjellorisë dhe orientimi personal drejt egos së pavarësisë dhe jo familjes 🙂
Ne jetojmë prej 100 vjetësh epokën e lavazhit të trurit fabianist ku jo vetëm çdo mendim dhe fjali e jona, por edhe emocionet dhe ndjenjat, madje edhe epshet janë të gjitha të programuara duke na dhënë iluzionin e gënjeshtër se është zgjedhja jonë dhe jo riprodhimi si papagall virtual i asaj që na shtrëngojnë të mendojmë 🙂 Burgu më i madh është truri ynë deri në momentin që e kuptojmë dhe çlirohemi prej vargonjve përkatës



Burimi/Facebook/Avokati Altin Goxhaj


Leave a Reply