Në një tryezë ku përfaqësues nga të gjitha anët e botës flisnin me krenari për vendet e tyre, mikpritësi i pyeti:
– Ç’gjë të veçantë ka vendi juaj?
I pari tha:
– Vendi im ka një det të mrekullueshëm, me ujëra që shkëlqejnë në diell.
I dyti tha:
– Vendi im ka bukuri përrallore, peizazhe që të lënë pa frymë.
I treti tha:
– Vendi im ka pasuri nëntokësore, ar e naftë që e bëjnë të pasur.
I katërti tha:
– Vendi im ka klimë malore, ajër të pastër që të mbush mushkëritë.
Kur i erdhi radha shqiptarit, ai buzëqeshi, u mbështet pak mbi tryezë, dhe me zë që i dridhej nga dashuria, tha:
– Vendi im i ka të gjitha këto që përmendët, edhe më shumë. Ka det që të fton të ëndërrosh, male që të tregojnë histori, lumenj që të çojnë te rrënjët e lashta, njerëz që të japin bukë e zemër kur i takon. Shqipëria ime ka gjithçka: bukuri, pasuri, krenari, shpirt. Është vend që të kënaq syrin, të mbush zemrën e të qetëson shpirtin.
Burimi/Facebook/Tirona/Haxhi Genti Lika


Leave a Reply