Këmisha e ftohtë ma mbuloi trupin,
Shpirti im dridhej mes hijesh së natës,
Këmbët u ndalën në prag të një hapi,
Sytë u mjegulluan, si qielli në stuhi,
Ju, o Zot, më falët durim që s’e njihja.
Kur nata më dukej e gjatë sa njëqind vjet,
Ditët rrëshqisnin mes dhimbjes dhe zhurmës,
Dielli s’kishte më ngrohtësi për mua,
Vetëm acari më mbulonte me përqafimin e tij,
Zot, unë veç Ty të kërkoja mëshirë, në heshtje.
Udhëtoja nëpër rrugët e botës së huaj,
Në anën e djathtë, dritë që më thërriste,
Në të majtë, një errësirë që peshonte rëndë,
Cicërima zogjsh më shoqëronin rrugës,
Por nga larg, korbat më sillnin një tingull të ftohtë.
Ju, lule që çelët në pranverën time të thyer,
Në kopshtin e heshtur të miqësisë së vërtetë,
Ju fal nga një kurorë zemre, për çdo fjalë të ngrohtë,
Zoti iu dhuroftë shëndet e paqe në udhën tuaj,
Ashtu siç më dhuruat dritë, kur vetmia më mbulonte.
Burimi/Facebook


Leave a Reply