Kosova pa Kuvend, pa Qeveri dhe me një Presidencë qyqare e shurdhëmemece, çdo ditë e më shumë po shuhet, defunkcionalizohet dhe po defaktorizohet dhe izolohet si shtet!
SHBA, BE dhe NATO, duhët të jenë të shqetësuara për këtë fakt, sepse pavarësia dhe shteti i Kosovës ishte një meritë, investim, kontribut dhe projekt edhe i tyre!
PDK, LDK, AAK, si subjekte shtetndërtuese, nuk mund të amnistohen nga pjesa e përgjegjësisë dhe e fajësisë, nese nuk reagojnë urgjentisht dhe më bindshëm, për t’a parandaluar këtë agjendë të LVV e cila po e rrënon shtetin e Kosovës, partneritetin dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës!
SHBA dhe Bashkimi Europian, duhet të reagojnë në parandalimin e uzurpimit dhe delegjitimimit të institucioneve demokratike të Kosovës, për interesa dhe agjenda personale dhe klanore tejet të dyshimta të regjimit Kurti!
Alarmant është edhe fakti se Kosova po rrezikohet nën sundimin e atyre të cilët kanë fare pak merita, kontribut dhe pothuaj asnjë sakrificë për bërjen e shtetit të Kosoves, ngase të tillët ishin azilant politik, jashtë proceseve shtetformuese, dezertor dhe larg sakrificave të Kosovës martire!
Burimi/Facebook


Leave a Reply