Çdo ditë luftoja me veten për t’u ngritur nga shtrati dhe për ta bindur veten se diçka mund të ndryshonte.
Një pasdite, teksa ecja pa e ditur ku shkoja, pashë një fletushkë që ishte ngjitur mbi një gardh ” Kurs falas për rrobaqepësi. Përfshihen kafe dhe biskota”
Nuk më interesonte hiç rrobaqepësia. Më interesonte kafeja dhe ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme doja t’i shpëtoja vetmisë.
Shkova në kurs me duar në xhepa dhe shpirtin copë e çikë. Askush nuk më pyeti kush isha dhe nga vija. Më dhanë një karrige, një gjilpërë dhe një pe. U ula i sikletosur, pasi nuk dija as se si vihej një gjilpërë.Zonja, që jepte kursin, zonja Carmen, më mbështeste me durimin e dikujt që e njeh dhimbjen. Ndoshta edhe ajo e kishte zemrën pak të mavijosur.
Ditën e dytë shkova përsëri në kurs. Jo për qepjen, por për heshtjen. Për faktin se më dukej sikur peri qepte edhe diçka brenda meje.
Mësova të arnoja, të prisja, të bashkëpunoja. Pas ca kohësh filluan të më paguanin për të qepur çarçafë. Më vonë për këmisha derisa erdhi dita që spitali i lagjes më kërkoi ndihmë për të qepur uniforma.
Thanë se u duhej t’ju jepja dorë, dhe unë për herë të parë ndieva se duart e mia ishin me të vërtetë të dobishme.
Sot drejtoj një punishte të vogël dhe u mësoj të tjerëve atë që më mësuan mua dikur falas. Disa vijnë të shtyrë nga nevoja, disa të tjerë nga vetmia, por që të gjithe ikin me diçka që nuk e prisnin; dinjitetin që lind nga çasti në çast.
Ndonjëherë, peri, që të shpëton, nuk qep rroba. Qep ato pjesë që ti besoje se i kishe humbur përgjithmonë.
Nga muri i Piccole Storie
Burimi/Facebook


Leave a Reply