Zylihaja:
He zotni si keni ndje?
Me sa shof paskam ardhë kot.
N’fakt diçka desha me ble.
A s’ka dalë Zenepja sot?!🥹
Besa:
Ça t’dush mundesh me kërku
E mos u trazo aq shumë.
Po, Zenepen e kam gru.
E kanë thirrë n’darsem, n’katun😂
Besa:
Me ta thanë taman t’verteten.
Unë jam çelsi n’ket bisnes.
Se po t’ishte per Zenepen
kishim shku kaherë për lesh.😝🤭
Zylihaja:
M’fal se po ta pres pak fjalen.
Me qëllim me ble u ndala.
Javen tjetër martoj vajzen.
Zakon kena me çu t’falna.
Nuk e dij po m’vjen pak randë.
Tjeter fjale s’po dij me gjetë.
Gjithmone n’Shkoder u kena thanë.
Desha pra me ble do brekë.🤭
Besniku:
Po po brekë tesh ju thojne tanë
Kanë ndryshu maj zojë shume gjana.
Dikur n’Shkoder n’fakt u kanë thanë
Edhe tlina edhe pana.😉
Njikto brekë janë ka na ecin.
Me t’thanë t’drejten sot per sot.
Ndryshe kishim mbyll biznesin.
Malli tjeter ka mbet stok.😅
Ma beso asht e vertetë.
Te dy s’bashkut burrë e gru.
Nji ditë kena dalë pa brekë
As nji cent s’kena fitu.😂
Sinqerisht s’e kam për loje.
U banë vite t’u tregtu.
Meqë kam edhe pervojë
Tesh ma le n’dorë kët punë mu.
Le t’i marrim tesh punt mbarë.
Ma le mu, me zgjedh jam mjeshter.
Dandrri gjyshin a e ka gjallë?
A e ka ndajfije vjeter?😉
Zylihaja:
Po mar pa nuk bahet fjalë
Vetem pytje t’u m’ba mbete.
Gjysh e gjyshe i ka gjallë.
Dhe nandajen 90 vjeçe.😂
Besa:
T’i jap une ça t’kesh nevojë.
Pa vonu maj zojë tak-fak.
N’kët zanat jam me pervojë
T’i zgjedh une ty për marak.🙂
Nji palë t’bukura i kam ktu.
Besoj je dakort me mu.
M’pelqen fort kjo ngjyra blu.
Hata gjyshit kanë me i shku.🤣
Taman krejt nuk ja dij masen
Ngaqë kurr nuk e kam pa.
Mall i mirë kto se dhe hapen.
Besoj gjyshes kanë me i ra.😝
Zylihaja:
Tesh e ka radhen nandaja
Qe, edhe kjo punë u kry.
Janë t’lezetshme dhe jo mdhaja.
E besoj kanë me i pëlqy.😅
Zylihaja:
Mi jep pak njato po deshe
Se pa m’duken begi hot.
Kenkan t’bardha dhe me rreze
Taman modë si i dojnë sot.😝
N’tokë me ra nuk po e lajnë
Kët model që shef me sy.
N’kjoftë se vajzës nuk i bajnë,
mbaj për vedi, kto t’shkojnë ty😉
Mall i mir asht po t’baj be.
Tanë tregtart nuk janë njisoj😂
The 10 palë, urdhno ku i ke.
Nji minut t’i paketoj.
Zylihaja:
T’lumshin durt e i paç me jete.
Mi ke zgjedh krejt për lezet
A me pare a me breke
m’ke ktu neser n’10-të kismet.😂😅
Besa:
Der n’10-të nesër kam me t’pritë.
Prap nji ktu ti ke me m’gjetë.
Tregtar jena, dojmë me shitë.
Unë kam qef me ardh pa brekë
Burimi/Facebook/Bejta shkodrane sade


Leave a Reply