Gjermania është duke përgtitur fluturimet e para për kthimin e shtetasve të saj nga Izraeli dhe Irani. Deri tani janë regjistruar rreth 4000 persona në Izrael dhe rreth 1000 në Iran që në rast nevoje duhet të largohen.
Ministria e Jashtme tha se janë planifikuar edhe fluturimet e para.
Të mërkuren nga kryeqyteti i Jordanisë Aman do të fluturojë avioni i parë me shtetas gjerman që duhet të kthehen në Frankfurt.
Njerëzit mund të largohen edhe vetë përmes Egjiptit.
Personat që janë regjistruar deri tani për ikje nga këto vende janë informuar se si mund të dalin nga vendi. Operacioni i regjistrimit dhe kthimit të shtetasve gjermanë quhet “Elefand”.
Deri tani në këtë listë janë pra rreth 5000 persona nga Izraeli e Irani. A do të kthehen të gjithë nuk dihet akoma. Kjo varet nga gjendja në terren, por lufta është ashpërsuar ditët e fundit…
Burimi/Facebook


Leave a Reply