Siç shihet në video, transmetimi live është ndërprerë pas një shpërthimi të fuqishëm. Emisioni ka vazhduar prapë pas ca kohe, por jozyrtarisht flitet për shumë teknikë të vrarë.
Deri tani Irani ka njoftuar për gjithësejt rreth 230 të vrarë, ndër ta edhe krerët e ushtrisë dhe Gardës Revolucionare e shkencëtarë, por edhe civilë dhe fëmijë e gra.
Njëkohësisht ka edhe mbi 1000 të plagosur.
Nga ana tjetër Izraeli ka konfirmuar vrasjen e dhjetëra izraelitëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve nga raketat e Iranit.
Bëhet fjalë, siç thuhet, viktima civile. Dëmet materiale, siç shihet në foto, në Izrael janë po ashtu të mëdha, sikur edhe në Iran.
Gjermania, Franca dhe Britania po përpiqen të ndërmjetësojnë.
Është hedhur poshtë ideja që Putini të përpiqet të ndërmjetësojë.
Edhe Erdogani ka ofruar ndërmjetësim, por deri tani nuk ka asnjë iniciativë konkrete.
Përkundrazi, luftimet dhe bombardimet e të dy palëve po vazhdojnë.
Edhe nga Gaza njoftohet për dhjetëra civilë palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit.
Gjendja humanitare atje është shumë e rëndë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply