Sipas meje qe kam nje jete te tere me futbollin e vecmas ate shqiptar e specifikisht me Kombetaren e Shqiperise…2 jane kombetaret tona me te mire …mbushur me talente te vertete futbolli…me futboll te luajtur ndershmerisht.,..me trajnere e specialiste te shkelqyer…edhe pse ne ato kushte tmerresisht te veshtira, ne ate infrastrukture mjerane e ne ate lloj sporti te marre peng e te ster politizuar.
Dhe ato jane Kombetarja e viteve 60-70…qe mundi ne Tirane …Danimarken 1-0…qe barazoi 1-1 me Irlanden e Veriut te G.Bestit te famshem…qe arriti ate barazim sensacional 0-0 po ne Tirane ne 1967 duke e lene jashte finaleve te Euro 68 nen-kampionen e botes Gjermanine…qe luajti po kaq denjesisht serisht ndaj Gjermanise ne 1971…qe mundi 3-0 ne Tirane – Turqine etj etj…
E pra ishte brezi i te medhenjve …Janku, Dinella, Rama, Muhedini…Frasheri, Halili, Kasmi, M.Gjika, T. Vaso, Gjinali, Jorgaqi..Cani…A.Mema, Bizi, R.Rragami, Kazanxhiu, Hyka, Ceco, M. Haxhiu, Zhega, Pano e deri tek brezi i Pernaskes e Brahos me shoke qe do te vinin me pas…
Eshte Kombetarja e viteve 80-90 mbushur si kurre me pare me talente te vertete futbolli…jemi ne kohen kur sapo kemi dale nga vet izolimi absurd politik qe i beme futbollit…e megjitheate ekipet shqiptare kane nisur te luajne denjesisht ne kupat e europes duke mundur edhe Selltikun…Austrine e Vjenes….Dinamon e Bukureshtit…Partizanin e Beogradit…duke tronditur Barcelonen etj etj …
Eshte kjo kombetare qe ne 84-85 barazon ne Poloni 2-2…mund ne Tirane – Belgjiken 2-0…e gabon ne dy hapat e fundit final teksa mundet aksidentalisht ne Greqi…e lejon Boniek te vije e te na munde brenda ne Tirane…dhe nuk arrin dot te bej realitet enderren e nje Shqiperie ne Boteror…prane se ciles u afrua si kurre me pare…
Ishte koha kur nuk na ndaheshin ne grup te medhenjte e futbollit euro-boteror Spanja, Anglia, Gjermania, Franca, Austria etj etj…
Me gjeni ne kombetaren e sotme apo edhe ne ate te 2016 qe per here te pare ne historine e futbollit tone kombetar na coi ne finalet e nje europiani…futbolliste te nivelit te Targajt…te Hodjes, Ocellit, Zmijanit, F.Rragamit, I.Lames, L.Vukatanes, L.Millos, Joses, Omurit, Jeres, Tahos, Cipit, Kushtes, Ferkos, Y.Shehut, Minges, A.Koles, Muces…apo portiere te nivelit te Kacit, Mustes, Luarasit…Mersinit …e deri tek me i riu mes tyre B.Nallbani i talentuar etj etj …
Me gjeni nje Demollar ne kombetaren e sotme…me gjeni nje Kushta…me gjeni nje Zmijan…me gjeni nje Zeri…nje Sh. Ballgjini…nje V.Ruci , M.Kercici e Majaci te cileve politika e asaj kohe s’la dyer e dritare pa ju mbyllur…
E riperseris…ore po me gjeni nje gjahtar golash si Ilir Pernaska…me gjeni nje triblues marra- mendes si Pano …nje mbret ajri si Zhega …nje mesfushor vizionar si Bizi…nje qendernbrojtes te nivelit boteror si S.Halili…nje lojtar me grinten e sedren e Ali Memes …nje Platini te Ballkanit si Demollari dhe une e mbyll gojen qe sot.
Te shkojme me mbrapa nder vite e serisht ju them …me gjeni nje Dinella…me gjeni nje S.Halil… nje F.Frasheri…nje S.Berisha…nje Bizi…nje A.Mema….Pano a Zhega…dhe bujrum le te debatojme…
Ishte nje kohe aspak profesioniste…ku infrastruktura ishte ku therriste qameti…ku nuk nderroje dot fanellen me kundershtarin se gjobiteshe, denoheshe e perjashtoheshe deri edhe nga futbolli…
Absolutisht nuk mendoj se Kombetaret e 2016 dhe kjo e sotmja jane me te mirat e futbollit shqiptar…edhe pse pranoj qe per kushtet qe u jane krijuar, per infrastrukturen, per gjithcka qe kane ne dispozicion, per menyren e gjithe aneshme teper profesionale te trajtimit te lojtareve e krejt stafit …per numrin e madh te ndeshjeve nderkombetare…per tifozllikun qe e ndjek nga pas e kudo brenda e jashte Shqiperie…per fatin e lindjes e rritjes se tyre ne disa vende europiane ku per futbollin investohen e shpenzohen miliona…per fatin e madh qe kane teksa sterviten ne klube me emer te madh…nga trajnere te shquar profesioniste…teksa kane kontrata milioneshe etj etj…keto lloj kombetaresh PO …jane ku e ku me perpara e me lart se sa 2 kombetaret qe une permenda me siper ato te viteve 60-70…dhe 80-90…nderkohe qe insistoj fort se cilesisht, per futbollin e luajtur…per talentet e vertete te futbollit qe ato bartnin etj etj…keto dy kombetaret qe na cuan fatmiresisht dy here ne finalet e nje europiani sipas meje jane me poshte se Kombetaret e brezit tone…pothuajse ne cdo drejtim…
Keta te sotmit udhetojne me Carter ke bytha…ata te djeshmit copa – copa e me se te mundeshin …me autobuze, me tren e me 2 – 3 avione linjash …keta te sotmit mbushin xhepat pse mundin fjala vjen Greqine ndersa ata te djeshmit kishin si favor e shperblim te madh vetem 5 oreshin…e kurgje tjeter.
Ndaj nese flasim per talente e futboll te luajtur ata te djeshmit vazhdojne te jene 100 vjet para ketyre te sotmeve…ahhhh po nese flasim per kushte, fat, miliona e pordhe keta te sotmit jane 100 vjet para atyre te djeshmeve.
Fati i keq i atyre te djeshmeve ishte thjesht qe…linden , u rriten , luajten futboll e u pensionuan ne kohen e gabuar e ne vendin e gabuar.
Ndaj dhe me rrevolton shume fakti qe teksa median e sotme sportive e kane marre peng ca injorante e mafioze, ca palaco e sharlatane, ca xhambaze e te lidhur edhe me politiken te tille e te tipit te Shakohoxhes, Carcanit , A. Xhihanit, P.Xhixhos, A.Bashes…apo ato moderatoret klloune sportive ” femra seksi ” ne te gjitha ekranet e studiot televizive qe se kane fare haberin e atyre budallalliqeve pa fund qe nxjerrin nga goja etj etj …keta mjerane tru – tredhur vazhdon ti genjeje mendja se futbolli ne Shqiperi u luajt e doli ne drite pikerisht pas 90 e kur ne kete bote nisen te nxjerrin koken e te frymojne edhe ata….pfffffff…cfare neverie.
I qendroj fort opinionit tim….edhe pse dikush mund te thote se…kur ishin me te mira ato 2 kombetaret qe thua ti pse nuk shkuan dot asnjehere ne asnje europian a boteror…sepse faktikisht futbolli matet me rrezultate konkrete…
Kete e kam spjeguar disi me siper …duke shtuar se brezat e 60-70 dhe te 80-90…nese do kishin edhe sikur gjysmen e trajtimit, kushteve profesionale, infrastrukturen e sotme , pagesat e shperblimet , trajtimin ne teresi te nje ekipi kombetar…fatin qe te luanin jashte vendit e ne shtetet si Italia, Anglia, Gjermania, Spanja , Zvicra , Belgjika apo edhe Greqia e Turqia etj …e nese sportin nuk do ta komandonte Byroja Politike…e nese ndeshjet nderkombetare nuk do ishin 3-4 ne vit por trefishi i tyre sa c’eshte sot…ato 2 kombetare qe them une do ishin te pakten nja 2 here si ne finalet e nje europiani po ashtu edhe te nje boterori…
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply