Vallja Çame e njohur si vallja e Osman Takës është tradicionale popullore e shqiptarëve të Çamërisë. Vallja është e lidhur me emrin e Osman Takës, një udhëheqës çam, i cili luftoi kundër forcave Osmane.
Është Petrit Ali Mulla, një studiues i njohur i historisë së Konispolit dhe zonave të tjera të Çamërisë që na ka nisur tekstin e plotë të këngës…
KËNGA E OSMAN TAKËS.!
Hajde more Osman Taka,/
i tregove vendin turqëve,/
se nuk preket gruaja dhe motra/
Për vashat e Konispolit,/
Osmani hakun mori./
Nga Janina vjen fermani/
Në Filat, do varet Osmani./
Osman Taka, nga Konispoli,/
i biri i Resulit
Që turkut,/
nuk iu përkul!
Për besë, nder dhe trimëri/
Osman Taka,
E bëri jetën fli./
Gati bëri litarin Mexhiti/
Osman Taka, nuk u tremb nga jeziti./
Këtu të vijë Braho Salameti/
Të më shohë gjithë mileti.!
Jam Osman Taka, nga Konispoli.
Vallen do kërcej në sufra./
Të gjithë trimat e mijë/
Në gjoks, do i mba./
Vallen e burrave, e hodhi si Shqiponjë,/
Xhemileja, e shihte si ulkonjë!
Vallja i shpëtoi jetën Osmanit,
E ndryshoi Xhemileja fermanin.
Burimi/Facebook


Leave a Reply